Ndaj është qeveria,
që të zgjidhë probleme,
po unë s’duroj dot,
qëndrimet ekstreme!.
Mua s’më pëlqen,
asnjëherë tek shteti,
qëndrimet ekstreme,
dhe brutaliteti!.
Deri dje nga mëndja,
të gjithë kishin shkarë,
kur tregonin burgun,
si opsion të parë!.
Nga ide e burgut,
ka ca kohë që ikën,
po gjoba pa fund,
për Sovranin shpikën!
Për t’ja bërë jetën,
dhe më të vështirë,
dhe nuk i afrojnë,
asnjë gjë të mirë!.
Kur sot ulërin,
fort fukarallëku,
është faqja e zezë,
Çdo lloj harbutllëku!.
Kur po ulërin,
fort fukarallëku,
qeverisë s’i shkon,
fare fodullëku!.
Pse bëhet Çdo gjë,
veç me të shtrënguar,
kur janë veç ligjet,
që duhen zbatuar!.
Kur zbatohen ligjet,
shkon Çdo gjë në rregull,
dhe s’kemi pse ecim,
në rrebesh e mjegull!.
Përse gjithmonë bëhet,
një zhurmë kaq e madhe,
kur në fakt kërkohen,
gjëra krejt normale?!
Kur thjeshtë detyrimet,
shteti po kërkon,
pse punën normale,
e quajnë aksion!.
Dihet që aksioni,
ka tjetër kuptim,
që një punë të madhe,
ta bësh me sforcim!.
Që nga komunizmi,
e kemi mësuar,
aksion me goditje,
dhe të përqendruar!.
Se Ç’qenë aksionet,
brezi im s’harron,
ama qeverisja,
s’bëhet me aksion!.
Aksionet e sotme,
me sa shikoj unë,
janë tri muaj pallë,
dhe një muaj punë!.
veç kur ka aksione,
ngarkon bateritë,
po shteti prezent,
na duhet çdo ditë!.
Duam që çdo ditë,
të punojë ky shtet,
jo zhurmë edhe bujé,
por normalitet!.
Duhet ditë për ditë,
nga pak tek ky vend,
dhe një herë në viti,
njerëzit s’ke pse tremb!.
Kur nga barrë e rëndë,
ti asgjë s’më heq,
unë që jam normal,
e përjetoj keq!.
Kur asgjë s’më jep,
dhe gjithçka kërkon.
marrëdhënia me shtetin,
domosdo stonon!.
Qeveria kurrë,
s’e gjen dot të mbarën,
nëse tremb Sovranin,
që mban té gjithë barrën!.
Nga kjo qeveri,
tjetër gjë kam pritur,
ndaj dhe fjala:”Gjobë!.”,
më është neveritur!
Tagrin për gjobvënien,
Kuvendi ta ketë,
që ato mos kthehen,
në banalitet!.
Ato mund të bëhen,
vërtetë një tmerr,
nëse gjoba sot,
shpik çdo dikaster!

Mire e ke thene
O zoti poet
Po Edvin piktori
Nuk beka dot shtet
Sot ne te gjith’ boten
Shteti kur vepron
Shkopin dhe karroten
Njerezve u tregon
Vec ne Shqiperi
Ne vend te karrotes
U kane rrasur …rin
Per gallat’ te botes
SEPSE …
HHMMM,
1. KONGRESI I MANASTIRIT PER ALFABETIN SHQIP
U MBLODH VETEM ME 14 – 22 NENTOR 1908 ;
2. SHKOLLEN E PARE SHQIPE
SEPSE …
HHMMM,
1. KONGRESI I MANASTIRIT PER ALFABETIN SHQIP
U MBLODH VETEM ME 14 – 22 NENTOR 1908 ;
2. SHKOLLEN E PARE SHQIPE QE NJIHET
SI ‘MESONJTORJA E KORCES’ FILLOI PUNEN
ME 7 MARS 1887 ;
3. SHKOLLA E PARE PER PERGATITJEN E MESUESVE (!),
AJO QE NJIHET SI ‘NORMALJA E ELBASANIT’
FILLOI PUNEN E SAJ (ME SHUME NDERPRERJE …)
NE DHJETOR 1909 ;
4.
…
4. ARSIMI I DETYRYAR PER CIKLIN E ULET
U REALIZUA VETEM
NE VITIN SHKOLLOR 1951-1952 E VAZHDIM … ;
5. UNIVERSITETI I PARE NE SHQIPERI,
QE NJIHET ME EMRIN ‘UNIVERSITETI I TIRANES’
U THEMELUA NE SHTATOR 1957 DHE
KISHTE VETEM 6 FAKULTETE ;
6. NE PERIUDHEN 1946 – 1972
U KRIJUAN 25 INSTITUCIONE
KERKIMORE – SHKENCORE ;
7. ME 10 TETOR 1972
U THEMELUA ‘AKADEMIA E SHKENCAVE’
SI NJE INSTITUCION KOMBETAR …
* * *
… DHE HISTORIA VAZHDON …
POR
DUHET SHUME E SHUME PUNE !
Poet o dashur !…, ne shqiperi jane kryer krime 24vjet me shumice nga kjo klase politike te borgjezve te rije,perveq shkatrrimit te industries ,te fabrikave te uzinave te minjerave te gjologjise,te bujqesise ,te prerjes pyeve ,te vjedhjes dhe trafikimit te armatimit dhe municionit te ushtrise qe eshte krimi me mizor I pa ndeshkuar I politikanve si S.Berisha dhe te tjere politikan qe trafikuan municionet dhe armatimin duke perfituar miljona dollar per gjepat e tyre.Krimet e renda si vrasjet,grabitjet,sulmete me arme ,perdhunimet nuk jane denuar ,ne shqiperi nuk eshe denuar njeri perse nuk paguan dreita,nuk eshte denuar njeri per vrasje si 21 janari,dhe gerdeci,nuk jane denuar vjedhesit e parave te rr.kombit,te grabitjes B.SH.Numri I krimeve serjoze ndonse rritet vit per vit por nuk njehe ndeshkm ,pra nje shtet rrumpalle.Ku kryhen krime brutale dhe asnje politikan ose peshk I madhe nuk ndeshkohet ,Prandaj fjalen burg une do ta quaje normale ne nje situate anormale.Situata anormale kerkon edhe shterngim me kercenim burgu do jete parajse per vrasesit,hajdutet ,mashtruesit ,per shkaktaret e aksidenteve ne pune,Kunder trafikantve te droges,te armve,shfrytzimit te prostuticionit dhe shitjes se femrave,kunder pasurimit ne kurriz te popullit ,kunder shfrytzimit te universiteteve me diploma false,ku nje student per nje vit paguan 400dollar dhe shet nje diplom qe nuk I hyne kujt ne pune ,dhe nuk ndeshkohet kushe me burg deri te ministry arsimit po keshtu edhe nuk ka ndeshkim per abuzimet ne shendetesi,ku qytetarve u grabiten para per ilaçe dhe mjekime ose operacione.Ngritje te çmimeve dhe taksave 200%per ushqimet baze dhe kerkush nuk ndeshkohet ligjerisht ,per kete varferi dhe maskarallek qe po I behet populli.Papunsia eshte nje plage qe shkakton kjo klase borgjezve rije ku per vete dhe familjaret dhe farefisin punsojne te gjithe antaret e familje mjafton njeriqe punon ne nje ministry dhe ai punson familje dhe farefisin ,kur 80% e popullit eshte pa pune ,çdo familje duhet te kete te pakten nje te punsuar me ligje,kjo do te ndikonte per mire per te mbijetuar shumica e popullit.SHfrytzimi I pa meshirshem I kesaj klase politike eshte makaber,prandaj ndeshkimi dhe burgu eshte fjala me me vende ne reast se do pretendojme per shtet ligjor ,ligji duhet ta mbaje fjalen ,ndeshkimi eshte me vende por I vonuar,sdo te” tinglloi “keq###########
Kapiteni i gjate i ka hyp kalit mbrapsht . Duket sikur shpejt do e thyej qafen…
metode e aksionit
nuk eshte e gabuar
pa prit kur te shpalle
aksion per t’u shtuar.
Do shpalle me aksion
te shtojme popullaten
kush s’è ben ha gjobe,
plus edhe kamaten.
Gjobe do hane dhe grate
qe s’pjellin binjake,
nente muaj jane shume
dhe dy muaj pak.
Pastaj kryetari
gjen te tjera halle
si ti zgjidhe problemet
Evropes se madhe.
Kurse njecke i vogel,
nje fiksimi jone,
arrestimi i Sales
s’behet me aksion.