Ende s’u harrua,
fiks si sot dy vjet,
kur u kërcënua,
Njaziu me jetë!
Tri herë kam shkruar,
por e humba bastin,
se nuk kam mësuar,
gjë për Kosovrastin!
Gjithë kjo kohë kaloi,
s’u prek ai burrë,
kush e kërcënoi,
s’e mësuam kurrë!
Dy atentatorët,
Njazua s’i tregon,
ndaj dhe unë arrita,
në një konkluzion!
Në një konkluzion,
meqë erdhi rasti,
Njazos i ka shkruar,
Njazi Kosovrasti!
Njaziu-Njaziut,
me nge i ka shkruar,
dhe veten e vet,
e ka kërcënuar!
Përfundimi im,
ka mbetur në letër,
se prokuroria,
nuk dha variant tjetër!
Pa kuptuar fare,
kaluan dy vitet,
dhe ngjarje e Njaziut,
sërish përsëritet!
Përsëri mesazhet,
dolën në bodec,
jo më në Tiranë,
por në Pogradec.
Mesazhi i sivjetmë,
nuk kishte të shara,
po vetëm një urdhër:
“Tërhiqu nga gara!”
Tërhiqu nga gara,
edhe mos e zgjat,
dhe për t’u tërhequr,
ke tri ditë afat!
Kaluan tri ditë,
dhe katër-dhe pesë,
po në Pogradec,
s’ndodhi gjë për besë!
Kandidati blu,
në garë ka mbetur,
dhe atentatori,
akoma s’është gjetur!
Sivjet nuk nxitohem,
shumë kohë s’ka kaluar,
nuk them-si Njaziu,
vetes i ka shkruar!
Nuk themi dot ende,
është një truk dhe pikë,
por them-kandidati,
nuk është në rrezik!
Po mund të arrijmë,
në një konkluzion:
“Ai që të vret,
nuk të lajmëron!”
Me këto teknika,
një gjë dihet mirë,
ta gjesh kërcënuesin,
nuk është e vështirë!
Duhet të gjendet,
një orë e përpara,
që sërish mos themi,
ishin ca shakara!
Ishte një shaka,
po shaka e gjorë,
që e bën PD-ja,
gjithnjë në Qershor!
Akoma s’është zbardhur,
i ziu-Njazi,
po këtë të sotmin,
dua që ta di!

Ben’ si s’u merzite,
Lajmet sa degjon,
Penden n’boj’ e ngjyen.
Bejten e prodhon!
Jo se s’ke te drejte
Te besh kete pune,
Por s’ja vlen te merresh,
Me keta tutkune!
Se politikanet,
Dhe kur flasin bukur,
Po ta morren voten,
Dije: ta kan’ futur!
Ti ke shkruar bukur,
Dikur poezi,
Kur shpirtin e kishe,
Mbushur dashuri!
Kete gje provoje,
Kjo te mban ne jete,
Te te thon te tjeret,
Poet i vertete!
Cfare halli kane qe duan ta largojne Duken nga “Hosteni”?