Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka bërë me dije se bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor sjellë një plan prej 30 mld eurosh investime, plan i cili do të financohet nga BE.
“Jam i kënaqur që shoh që ndoshta ky do jetë fillimi i fundit të krizës së pandemisë dhe se do të fillojmë që t’i rikthehemi mënyrave të mëparshme dhe të kryhen takime të tjera kaq të rëndësishme në formë fizike dhe të shtyjmë përpara punën. Ne e shohim një angazhim dhe përkushtim të udhëheqësve për të krijuar tregun e përbashkët rajonal, nuk kemi arritur aty ku dëshirojmë , por duhet të arrijmë atje deri në korrik, kur të kemi samitin e radhës. Po shikojmë rezultatet e para që po ndryshojnë jetë qytetareve me marrëveshjen për lëvizjen pa tarifën Roaming, kjo është një arritje e madhe, do ketë të tjera që të lëvizin me ID, njohja e diplomave, heqja e lejes për punë, pra të gjithë këto gjëra do të bëjnë që bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimorë t’i shërbejë qytetarëve. 30 mld euro në formë investimesh në rajon, ky nuk ka për të funksionuar nëse rajoni nuk funksionon si një i tërë, ky plan investimesh do japë rezultatet e veta nëse ky rajon punon në këtë treg rajonal. Nga ana ime, ne kemi një marrëveshje në BE për financimin e këtij plani, kemi arritur marrëveshje me Këshillin dhe PE për programin e fondeve të paraaderimit, mekanizëm që do të financohet ky plan. Kemi disa çështje në tryezë, duam që të organizohet konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqëdoninë e Veriut dhe kemi këtë Samit të sotshëm që të tregojmë rezultatet, ky vit mund të jetë për Ballkanin Perëndimor”, tha Varhelyi
o.j/dita

Apel BE-se nga intelektuali:
MOS JA HIDHNI MILIARDAT BADIAVA EDI RAMES
sepse:
Do t’i beje te gjitha kanabis dhe kokaine dhe injuoranti pa shkolle enverist i Rilindjes nuk do te beje kurgje per rritjen e GDP-se se Prodhimit Kombetar me TVSH te larte,
njashtu:
Si te gjitha vendet e tjera te rajonit qe nuk e shikojne drogen si barke shpetimi e pushtetit mafioz.
Keto para do shkojne shumica ne Serbi.
Kjo eshte nje menyre e BE-se si te ndihmojne Serbine, se gjasme do e bejne per vete dhe do zbatoje kushtet e BE-se
Por ne fakt Serbia ju merr parate dhe as qe do tja dije fare per kushtet e BE-se
Po po ashtu eshte . Po shyqyr thuaj qe i ka shkrojtur ” nje mik qe ju do te miren” se te gjore u beaojne mor aman
Prite kur Varhelli me miljardat e taksapaguesve të BE në dorë , si ambasadori i BE Soreka, të mësoj dhe të mar vallen e naplonit me shokun Edi Rama se …maskën ja hoqi me dorën e tij vetë shoku Edi që komisioneri Varhelli të bëhet një çik si ai, të mos ketë turp e frik, pa maska…….ta hedh këmbën si Edi në vallen shqipëtare të naplonit…..aq më tepër në qoftë se duke kërcyer këtë valle ta fusin shokun Edi në BE dhe
sikurse tregojnë trarët e litarët në zhgarravinën satirko artistike diplomatike bër si dekor nga vetë shoku Edi për ambientin e konferencës me mediat, këtë vit shoku Edi duke kërcyer vallen e naplonit 30 miljardësh me Varhellin do të ulet për të firmosur marrveshjen e hapjes së negociatave për pranimin e shokut Edi në BE. Të jeni të sigurt po kërceu vallen e naplonit sikurse di vetë shoku Edi me qeveritarët e BE,do kemi hapje të negociatave midis BE dhe shokut Edi ( jo të BE me Shqipërinë).