Variantet e reja të COVID po përhapen me shpejtësi, Pfizer diskuton për një dozë të tretë

J L

Pavarësisht se ka treguar një efektivitet 95% në parandalimin e infeksionit të koronavirusit pas dy dozave të vaksinës së tij, Pfizer tani po sheh se çfarë mund të bëjë një dozë e tretë.

Kompania njoftoi të enjten se një dozë përforcuese po studiohet midis njerëzve që morën dozat e tyre të para të vaksinës, më shumë se gjashtë muaj më parë.

Në një intervistë me Lester Holt të “NBC News,” CEO i Pfizer Albert Bourla tha se shpresa është që një dozë e tretë do të rrisë përgjigjen imune edhe më të lartë, duke ofruar mbrojtje më të mirë ndaj varianteve të reja që janë shfaqur.

“Ne besojmë se doza e tretë do të rrisë përgjigjen e antitrupave 10 deri në 20 herë”, tha Bourla.

Studimi i ri do të monitorojë sigurinë dhe efikasitetin e një doze të tretë në dy grupmosha: ata nga 18 në 55 dhe ata nga 65 në 85. Pjesëmarrësit vijnë nga një grup njerëzish që ishin ndër të parët që morën vaksinën Pfizer-BioNTech, pra ata që dolën vullnetarë për provën fillestare klinike të Fazës 1/2 të Pfizer, e cila filloi në maj.

Gjatë asaj prove, pjesëmarrësit morën dy doza të vaksinës me tre javë diferencë. Intervali i njëjtë i dozës është ai që rekomandohet aktualisht. Doza e tretë do të jetë saktësisht e njëjtë me atë që morën pjesëmarrësit një vit më parë.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *