Ekspertët amerikanë besojnë se varianti kalifornian i koronavirusit është jo vetëm më infektues se të gjitha mutacionet e tjera deri tani, por sipas tyre ai gjithashtu mund të jetë deri në 11 herë më vdekjeprurës.
Varianti “djallëzor” e kanë quajtur mjekët atje, mund të dobësojë edhe efikasitetin e vaksinave. Duket se ky mutacion, është diktuar në Kaliforni për herë të parë këtë dimër.
Deri tani, nuk është zbuluar ndonjë rast I tij ne Mbretërinë e Bashkuar, por është gjetur sakaq në Danimarkë, Australi, Meksikë dhe Tajvan.
Ekipi zbuloi se ky është shndërruar në variantin mbizotërues në këtë shtet pas testimit të mostrave të virusit të mbledhura nga i gjithë shteti mes shtatorit të vitit të kaluar dhe muajit janar.
Ekipi i ekspertëve thotë se njerëzit e infektuar me këtë variant, prodhuan një ngarkesë virale dy herë më të madhe se ajo e varianteve të tjera, gjë që mund ta bëjë virusin që ata mbartin më ngjitës për të tjerët.
Varianti i ri ka më shumë të ngjarë të shkaktojë një formë të rëndë të sëmundjes “përfshirë një rritje të rrezikut për marrjen e sasive të mëdha të oksigjenit prej personave të prekur”.
h.b/dita

Tha mire njoni: prisni-prisni, se s’keni pare gjo akoma!