Varianti Omicron, mjekët thonë se Covid-19 ka prekur 1 në 3 persona në Vlorë në ditët e para të Janarit

Amelda Amelda

Epidemiologu Agron Bashllati në një intervistë për Abcnews sqaron se ditët e fundit ka një rritje të personave që kërkojnë të testohen. Në rreth 150 persona 30 deri 50 dalin pozitivë.

“Vihet re një pozitivitet më i rritur, që do të thotë në 10 ditët e para të janarit, rezultojnë pozitiv 374 persona në 1100. Rritje rreth 33% të pozitivitetit në krahasim me ditët para vitit të ri që ishin tek 20 %”, një sëmundshmëri më e rritur ose qarkullim më i madh i virusit.

Sipas epidemiologut, rritja e të infektuarve lidhet me festat e fundvitit dhe kthimin e emigrantëve. Bashllati theksoi se është rritur interesi i qytetarëve për tu vaksinuar dhe se po kërkohet edhe doza e tretë e vaksinimit.

“Po bëhen vaksina të të gjitha llojeve. Po bëhen dozat e para të dyta dhe tani po kërkojnë dhe dozat e treta. Numri i të vaksinuarve ka filluar të shtohet”.

71 mijë persona në Vlorë janë të vaksinuar më një ose dy doza të vaksinës.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • SA RETARDED JANE KENA QYQARE…EDHE E PERMENDIN, NR I VAX PO SHTOHET… NUK E SHIHNI QE VAX NUK BEN PER NJE MUTT?? EDHE I SHPUAR INFEKTOHESH, QR DMTH, VDEKJA KALIT BET 5000

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *