Varufakis në politikë, për “të shpëtuar” Europën

Ornela
Greece's new Finance minister Yanis Varoufakis smiles after a ministry hand-over ceremony in Athens on January 28, 2015. Varoufakis said today he wants to see a pan-European deal to encourage growth. The new anti-austerity Syriza-led government wants "a pan-European +New Deal+ that will lead Europe to a reboot", Varoufakis told journalist. AFP PHOTO / ARIS MESSINIS (Photo credit should read ARIS MESSINIS/AFP/Getty Images)

Ish ministri grek i Financave, Yanis Varufakis, kthehet fuqishëm në skenën politike evropiane, këtë herë me lançimin e projektit e tij të quajtur “Lëvizja për Demokracinë në Europë 2025” ose DiEM25, një aleancë platformash të majta që pretendon të demokratizojë dhe reformojë Bashkimin Europian.

Prezantimi zyrtar i lëvizjes së re pan-europiane të Varufakisit, i cili gjatë periudhës së shkurtër në krye të financave greke sfidoi Trojkën për politikat e saj të shtrëngimit, do të rrethohet nga simbolizmi duke qenë se do të realizohet në Volksbuhne, një teatër emblematik i kryeqytetit gjerman, emri i të cilit do të thotë “skena e popullit” dhe që për më tepër ndodhet në sheshin Rosa Luxemburg, teoricienia legjendare e socializmit.

Projekti i ish ministrit, manifesti themelues i të cilit mbron sloganin “Bashkimi Evropian duhet demokratizuar ose do të zhduket”, është i bazuar në një seri shtyllash, ndër të cilat dallohet një thirrje e “menjëhershme” për transparencë maksimale në politikën e kontinentit të vjetër. Kjo përfshin transmetimet e drejtpërdrejta të mbledhjeve të Këshillit të Bashkimit Europian dhe publikimi i procedurave të Bankës Qendrore Evropiane dhe të kontratave të caktuara, si dhe të dhënat e aktiviteteve të “lobistëve”.

Varufakis ka për qëllim të sigurojë që brenda një viti institucionet e ndryshme të 28 vendeve të BE-së të përpiqen të gjejnë një zgjidhje për krizën e borxhit publik, atë bankar, të refugjatëve, si dhe për varfërinë.

“Kemi nevojë për një lëvizje që shkon përtej kufijve dhe të veprojë kundër pesë krizave që shqetësojnë BE-në”, tha ish ministri grek në një konferencë për shtyp, gjatë të cilës u shpreh kundër nacionalizimit shovinist që mbizotëron në BE, e qeverisur sipas tij nga një diktaturë teknokratësh dhe më shumë se 10 mijë lobistësh. Për DiM25, pesë krizat janë: borxhi publik, sistemi bankar, investimet e pamjaftueshme, emigracioni dhe varfëria në rritje.

“BE-ja po shpërbëhet dhe po e bën shumë shpejt”, tha ish-ministri grek për të cilin burimi i problemit është se vendimet evropiane janë lënë në duart e burokratëve dhe jashtë procesit demokratik. Në dy vjet, Varufakis do të thërrasë një asamble kushtetuese detyra e të cilës do të ishte krijimi i një kushtetute pan-evropiane. Vendimet e asamblesë duhet të zbatohen deri në vitin 2025. /DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *