Varr masiv në Palmira, gjenden dhjetra fëmijë dhe gra me kokë të prera

Elton Tafaruci
Smoke rises from the modern city as seen from the historic city of Palmyra, in Homs Governorate, Syria April 1, 2016. REUTERS/Omar Sanadiki

Ushtria siriane ka gjetur një varr masiv me 40 trupa të vrarësh në qytetin Palmira, qytetin që e çliroi të dielën e kaluar nga terroristët e Shtetit Islamik.

Kështu njoftoi dje, Agjencia Shtetërore e Lajmeve të Sirisë, SANA. Sipas saj, varri që përmbante trupat e shumë grave dhe fëmijëve, ishte në verilindje të Palmirës. Shumicës prej tyre i kishin prerë kokën.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut që mbikqyr prej 5 vjetësh konfliktin në Siri nëpërmjet një rrjeti informatorësh në terren, tha se ISIS kishte vrarë një numër njerëzish disa kohë më parë dhe i kishte varrosur në periferi të qytetit

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *