Një ngjarje e pazakontë, e cila po hetohet nga policia ka ndodhur në qytetin e Bulqizës. Një person është varrosur pas mesnate në varrezat e qytetit, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tij dhe shkaku i vdekjes. Mësohet se disa persona janë parë pas mesnatës në varreza, duke mbuluar me gurë dhe dhê një varr të sapo hapur.
Policia e Bulqizës dhe Prokuroria e rrethi kanë mbërritur në varreza ku edhe kanë nisur hetimet për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Pas largimit të grupit hetimor varrezat po ruhen me policë.