Varufakis: Do të votoj për disidentët e të majtës euroskeptik

Dita

Ish­-ministri grek i Financave, Janis Varufakis, i cili u distancua dukshëm nga ”miku i tij”, ish­kryeministri, Aleksis Cipras, njoftoi sot se do të votonte për disidentët euroskeptikë të SYRIZA­-s.

Ish­ministri theksoi se do të mbështeste listën e formacionit “Uniteti Popullor (LAE) ku bëjnë pjesë dy ish­kolegët e tij të qeverisë, të cilët u larguan nga e majta SYRIZA, Nadia Valavani dhe Kostas Isichos. E para ishte ngarkuar me portofolin e fiskalitetit në Ministrinë e Financave që drejtohej nga Janis Varufakis dhe i dyti ishte zëvendësministër i Mbrojtjes.

Të dy i kthyen shpinën partisë së Aleksis Ciprasit kur ky i fundit nënshkroi planin e ndihmës në këmbim të masave të kërkuara Greqisë nga partnerët evropianë më 13 korrik. Ata, ashtu si 25 deputetë disidentë të SYRIZA-­s, iu bashkuan Unitetit Popullor të euroskeptikut Panayotis Lafazanis, i cili u nda me të majtën radikale.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *