Vasili: DASH paralajmëroi pastrimin masiv të parave në Shqipëri

Ornela

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili thotë se DASH ka paralajmëruar pastrimin masiv të parave dhe për këtë sipas tij kullat në Tiranë janë provë e qartë dhe e rëndë e inkriminimit të qeverisë.

Vetem disa jave me pare Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi shume qarte se Shqiperia mbetet vend kryesor i pastrimit te parave. DASH konfirmoi se Shqiperia eshte nen vezhgim te rrepte per pastrimin e parave si dhe vuri gishtin edhe ne format e ketij pastrimi. Dhjetrat kullat ne Tirane jane prova e qarte, qe fajeson pa asnje ekuivok qeverine e inkriminuar ne kete fenomen shkaterrimtar per ekonomine e vendit dhe per kriminalizimin e jetes politike dhe shoqerore te tij.Moskonfiskimi i aseteve te veprimtarise kriminale dhe perkundrazi shnderrimi nga qeveria i Shqiperise ne nje parajse dhe lavatrice kolosale te pastrimit te parave jane ne syte e te gjithe shqiptareve,por edhe te partnereve nderkombetare, qe po ndjekin hap pas hapi me te gjitha instrumentet situaten”, shkruan Vasili.

Qeveria tashmë, vijon ai është vendosur qartazi kundër SHBA-së dhe kundër gjithçkaje që DASH kërkoi me forcë kundër pastrimit të parave që shkatërrojnë vendin.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • Z. Vasili, si shume po flet dhe po lufton per “demokracine” ne Shqiperi. Te lumte qe investigon beprat korruptive te qeverise, por…bashkepuno per ngritjen e SPAK dhe shko atje bej denoncimet e tua dhe te partise tende, me SHKRIM. Do te na besh nder te jashtezakinshem. Ne, populli i thjeshte, nuk duam llafe nga ju neper podiume, por DUAM DENONCIME ME SHKRIM ne SPAK. Bej kete veprim dhe je i nderuar.

  • Ju nuk u linte Iliri te pastronit parat qe grabitnit , sepse Iliri i merte per vehte dhe keshtu i pastronte parat tuaja , por edhe te tijat duke blere partine , deputete per LSI dhe sigurisht vota per te “rritur partine”

  • Ju nuk u linte Iliri te pastronit parat qe grabitnit , sepse Iliri i merte per vehte dhe keshtu i pastronte parat tuaja , por edhe te tijat duke blere partine , deputete per LSI dhe sigurisht vota per te “rritur partine”Nuk e di ,sa e vertete eshte kjo qe edhe DASH e veka theksin ne kete fenomen te sotem te qeveris Shqiptare; Ndoshta Amerika eshte shqetesuar
    sepse i jane pakesuar dollaret qe pastrohen ne bankat Amerikane , po per kete nuk e ka fajin qeveria Shqiptare por proteksionizmi i qeveris se sotme Amerikane.

  • vodhi,vodhi,vodhi dhe tani llap,llap,llap qe te gradohet perseri per te vjedhur.Llap,llap,llap se nuk te njeh kush se perseri paguhesh nga taksat e ketij populli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *