Lëvizja Socialiste për Integrim mbështet ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke paralajmëruar edhe dhënien e votës për ngritjen e saj.
Kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili theksoi se drafti është mbështetur nga OPDAT i SHBA-ve dhe se garanton cilësinë dhe integritetin e institucionit.
“Gjithashtu mënyra se si u përgatit ligji, realizoi pra edhe një proces gjithëpërfshirës dhe konsensual, pasi në këtë mënyrë merr përgjigje apo merr zgjidhje dhe një shqetësim i ngritur me forcë nga opozita shqiptare për miratimin sa më parë të këtij projektligji”, theksoi ai. /Dita/
