Vasili: Është me rëndësi kohëzgjatja e Partneritetit Publik-Privat

Elton Tafaruci

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka diskutuar propozimin e LSI për koncesionet. Ky projektligj është prezantuar nga Petrit Vasili dhe Përparim Spahiu.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka deklaruar se është më rëndësi kohëzgjatja e Partneritetit Publik-Privat.

“Është me rëndësi kohëzgjatja e Partneritetit Publik-Privat. Ratifikimi i marrëveshjeve të tilla të bëhet në Parlament dhe në miratimin e kontratave të përfshihet MF e Avokatura e Shtetit

Në vëmendje rritja e transparencës për kontratat. Nisma jonë synon përmirësime në procesin e PPP-ve. Kemi qëllim të kuptohet dobia e Partneritetit Publik-Privat. FMN e BB kanë kërkuar disa herë të vlerësohet dobishmëria e PPP-ve” deklaroi Vasili.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *