Vasili ironizon Ramën dhe Braçen: I bien legenit me dëgjesa e Facebook

Gazeta Dita

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Rama gjatë dëgjesave me qytetarët. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Vasili thotë se sjelljet e mazhorancës pas zgjedhjeve të 25 qershorit kanë tre emra sipas tij: “1. Parazitizëm shtetëror; 2. Agjitacion e propagandë; dhe 3. Impotencë për t’u dalë zot punëve”.

Teksa ironizon kritikat e kryeministrit Rama për 4 vitet e qeverisjes që po lëmë pas, por edhe të deputetit socialist Erjon Braçe, Vasili thotë se “tashmë që mazhoranca ka kryeministrin e ri, le të çlirohet nga ai që i ka nxirrë faqen”.

POSTIMI I PLOTE
Këta të qeverisë duan t’u bëjmë opozitë, t’ua japim edhe zgjidhjet edhe t’i zbatojmë po ne, ndërsa këta vetëm do t’i bien legenit me facebook e me dëgjesa.

Këto përrallat e këtyre të maxhorancës kanë tre emra:
1. Parazitizëm shtetëror,
2. Agjitacion e propagandë
3. Impotencë për t’u dalë zot punëve

Tani kryeministri i vërtetë erdhi, ai po e bën helaq me të drejtë kryeministrin Rama nëpër dëgjesa, pasi i ka bërë punët për dreq.

Maxhoranca e ka kryeministrin e ri dhe le të çlirohet nga Rama, që i paska nxirë faqen, le të mos ta bëjnë këtë vetëm ata që po presin e po shtërzojnë për t’u bërë ministra.

Share This Article
5 Comments
    • Ju zotni sikur po shkruani shpesh njesoj si Andi Bushati. Une do te keshilloja te na spjegoje mire ate levizjen tende nga kryetar i LSI si i pa afte dhe zevendesimin tend me nje grua injorante pa pike inteligjence vetem se ishte gruaja e Likes. Si nuk te vjen turp qe te perdoren si lecke dhe prap e mban ate injorim mbi vehte duke luajtur prap rolin e zagarit qe nuk e di cfare i kane bere por vazhdon edhe leh prap per te zotin. Nje burre qe ka llogjik ka edhe dinjitet dhe po te isha une ose kushdo tjeter do te rrija menjane dhe nuk do te luaja dordolecin e nje cifti injorantesh. Une mendoja se Monika nuk mund te afrohej ty nga kultura dhe dija, por paskam menduar gabim se ti vet po na tregon ne se edhe kur te rrahin dhe ofendojne ti prap vazhdon tu puthesh doren, Sic duket ti e luake shume mire rolin e sherbetorit. Por cudia me e madhe qenka se ky sherbetor pa pike dinjiteti, ne te njejten kohe na luan edhe rolin e te diturit dhe trimit dhe briret i mbertheka me kryeministrin e zgjedhur nga populli. Ty te rreh me pellembe Monika dhe na hiqesh trim i madh me kryeministrin. Mendoj se roli yt ka marre fund dhe duhet te jesh me i kursyer, te pakten sa te harrohet ajo zgerlaqje qe te beri Likja.

  • O ti ish kandidati per kryeminister i LSI. Prit sa te thahet peshtyma qe te hodhen ne surrat Likja dhe Monika. Rezultati i zgjedhjeve per ju ishte shume i mire dhe ty te larguan nga posti i kryetarit si nje gur shahu dhe te zevendesuan me nje debile, kurse ti nuk fole dhe as u indinjove por e hengre ofendimin perbrenda. Ne nje parti dinjitoze kurre nuk mund te ndodhin nje fenomen i tille dhe vetem per kete veprim sikur edhe nje personi tjeter ti kishte ndodhur ti dhe shume te tjere si Rama juaj duhet te ishit larguar dhe jo te lehnit per ate parti qe eshte ne te vertete nje klan. Legeni qe permend ti eshte per te mbledhur letyrat dhe sic e shikon ty te kane perdorur dhe te po perdorin si legen, bile me deshiren tende. Shume here ke filluar te shkruash me stilin e Andi Bushatit kunder kryeministrit te zgjedhur nga populli per tu paraqitur si rival i denje dhe per te treguar qe ti je ndryshe nga te tjeret se matesh me kryeministrin. Po si mund te matesh ti qe te rreh nje idiote si Monika me shpulla. Mbase e ke kuptuar qe komentuest as kane marre mundimin te lexojne dhe jo te kene simpati per ty. Ne qofte se do te kishe pak mend dhe dinjitet vetem per respekt te popullit qe e votoi per here te dyte kryeministrin te pakten te mos flisje per sa kohe sa te harrohej dhe thahej balta qe te hodhen ne surrat Likja dhe Monika. Pikerisht ate qe beson populli me shume ne Shqiperi, pikerisht ate ofendon ti me peshtymen ne surrat. Kjo tregon se ti nuk e ke hesap fare popullin dhe vazhdon avazin e tellallit te Likes te ofendosh ate qe populli i beson me shume se te tjeret.

  • Ky Vasili asht vete legen.Kujton qe tue dasht me u tregue politikan i madh perdor legenin si zgjidhje politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *