Vota e LSI pro kërkesës së PS për ngritjen e Komisionit hetimor për verifikimin e mandateve në qarkun e Kukësit, nuk ishte votë kundër aleatit bashkëqeverisës, por një mundësi ofruar opozitës për heqjen e dyshimeve. Kështu ka konstatuar në intervistën e mbremjes në RTV Ora News, zëvendës. kryetari i LSI-së, Petrit Vasili njëherësh edhe nënkryetar i bashkisë së Tiranës. Madje në gjykimin e Vasilit do të kishte qenë edhe në favor të mazhorancës nëse do të kishte votuar pro krijimit të këtij Komisioni, por që sipas tij votuan kundër duke e vlerësuar një takticizëm politik nga ana e PS që sdo sillte asgjë vecse humbje kohe.
“Besoj që ska më vend për një pyetje të tillë, cdo forcë politike merr vendime të bazuara në bindje të saj, nuk influencohet nga mjedisi politik që e rrethon. Këto hamendësime që mund të kishte opozita merrnin një përgjigje. Po të ndiqni kronologjinë e disa votimeve tona, ka qenë ftohtësia e arsyetimeve politike. Skemi pse të qëndrojmë në llogore. Komisionet janë mekanizma që mund të përdoren për të hequr cdo lloj dyshimi që mund të ketë një palë. Mazhoranca votoi kundër sepse besoj që ka menduar që në këtë që bën opozita ka më tepër synimin e një protagonizmi politik, një takticizëm që do të krijonte humbje kohe, cfarë e bëri dhe ta refuzojë një kërkesë të tillë, këtë e them nisur nga ajo cfarë është deklaruar deri më tani nga deputetët e mazhorancës” tha Vasili.
Më tej Vasili tha se proceset zgjedhore në vazhdimësinë e tyre ndër vite janë shoqëruar me mosbesim të palëve, por shtoi se periudha e kontestimit dhe dyshimeve të pabaza duhet të marrë fund.
“Të jemi objektive, dyshimet lidhur me zgjedhjet janë shoqëruar shpesh me mungesë të plotë argumentesh që e kanë ngarkuar emocionalisht klimën postzgjedhore. LSI në 2009 ka qenë e diskriminuara e madhe , cdo gjë është certifikuar nga PD-PS. Kodi zgjedhor u bë në atë mënyrë për të penalizuar LSI dhe ka qenë një kërkesë e Kryeministrit Berisha në favor të LSI por që u kundërshtua nga PS. Procesi i kontestimit pa baza duhet të marrë fund, duhet pranuar humbja. Kemi kod zgjedhor të miratuar me konsensus, cdo gjë është transparente. Dyshimet e bazuara janë të shëndetshme, ato pa baza krijojnë konfuzion dhe pengojnë zhvillimin e vendit” u shpreh ai.
Zëvendës. kryetari i LSI-së ka sqaruar edhe deklaratat dhe qëndrimet e fundit, në dukje kundër PD, si ato lidhur me nacionalizmin, ku deklaroi se ato kanë qenë më tepër kundër segmenteve të reja politike sesa vetë kryeministrit Berisha. Megjithatë ai shtoi se LSI është kundër cdo lloj nacionalizmi, ngado që vjen, i cili e kalon masën dhe bëhet i dëmshëm për vendin.
“LSI ka folur dhe ka mbajtur një qëndrim shumë racional ndaj gjithë nacionalizmave, skemi pasur nacionalizma të theksuara nga Berisha, por nga segmente të tjera. Politika shqiptare në të gjitha krahët ka një mundësi të madhe të shprehjes patriotike jo nacionalizmit, patriotizmi më i madh është që kjo Shqipëria të jetë e europianizuar. Ndaj të votojmë ligjet për integrimin, vetëm kështu mund të jemi më të fortë. Opozita mund ta tregonte fare mirë patriotizmin me votimin e tre ligjeve. Besoj që reagimi i parë i menjëhershëm erdhi nga një shtet fqinj që në momente të caktuara ka përvijuar raporte jo shumë të mira me Shqipërinë. Ne e dimë shumë mirë vokacionin e një vëmëndje artificialisht të rritur që vjen nga Greqia, skemi ndonjë surprise, e cila tregohet tepër nacionaliste për të kaluar atë hall të madh që ka me krizën në vend. Nacionalizmi ngado që të vijë, që e kalon masën dhe bëhet i dëmshëm nuk është i mbështetur nga LSI. Nuk kemi kohë tu bëjmë shërbim eficensave të tilla. Jemi në një krizë ekonomike që kërcënon vendin. Çdo shkarje në anakronizma të tilla do të thotë të tërheqësh vëmendjen nga problemet parësore dhe të merresh me probleme dytësore” theksoi Vasili.
E nëse do të ketë rrotacion politik në zgjedhjet e 2013, Vasili shprehet se përgjigjen do ta marrim nga kutitë e votimit. Por nuk ka lënë pa komentuar edhe raportin e GFI për Shqipërinë që numëron 1.3 miliard dollarë të dala jashtë ne menyre te paligjshme ne 5 vite, duke e vlerësuar terësisht absurd dhe të pabazë, jo nga qënësia e tij si fenomen, por nga shifrat e publikuara.
“Kam rezervat e mia, janë gjithë ato para, një biznes që pranon kaq shumë para ska si të jetë në krizë. Ky është problem gjithëbotëror por strukturat e kontrollit dhe informacionit janë gjithëbotërore. Ekziston fenomeni i pastrimit të parave, por shifra të tilla janë të pabesueshme.Por unë dua të di nëse e besojnë kaq fort sa ce shfaqin kolegët e opozitës, nëse jo bravo u qoftë, janë aktorë të mrekullueshëm” përfundoi ai.