Vasili: KQZ është bllokuar nga PS, s’ka kuptim pa reformë zgjedhore

Ornela

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se KQZ është bllokuar në mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste. Në një konferencë për mediat, Vasili u shpreh se pa reformë zgjedhore KQZ nuk ka kuptim.

Nuk do të ketë asnjëherë bojkot të zgjedhjeve, të jenë të gjithë të qetë. Ju duhet të prekupoheni si KQZ është bllokuar dhe në mënyrë të njëanshme PS ka marrë dhe ka paraqitur draftet e saj duke shënuar gjëma të padëgjuara në historinë e pluralizimit shqiptar.

Kurrë ndonjë parti politike nuk ka paraqitur në mënyrë të njëanshme draftet e reformës duke bllokuar reformën zgjedhore. Duke pasur të bllokuar reformën zgjedhore ç’mund të flasim për KQZ?! Kemi komisioni të reformës zgjedhore të bllokuar që është një nga prioritetet e vendosura si kusht për hapjen e negociatave për anëtarësim. Ky moment kyç është bllokuar nga PS, pa zhbllokuar këtë moment çfarë instrument do përdorim. Çkuptim ka KQZ pa reformë zgjedhore, pa ditur si do të ndalim shit-blerjen e votës“, tha Vasili.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *