Vasili letër Ramës dhe Ahmetaj: Asnjë reflektim për bujqësinë, duhet zgjidhje urgjente

Elton Tafaruci

Kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili u është drejtuar sërish me një letër kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Financave, Arben Ahmetaj për problemet me të cilat përballet sektori i Bujqësisë.

Letra e sotme pason atë të datës 31 mars, pas së cilës Vasili thekson se as nuk ka marrë përgjigje as nuk është ndërmarrë ndonjë veprim konkret dhe e konsideron këtë fakt politikisht dhe etikisht, jokorret.

Duke u ndalur tek tre probleme themelore, Vasili thotë se moszgjidhja e tyre shkakton dëm shumë të madh në të ardhurat që mijëra familje presin e që lidhen me mbajtjen në këmbë të familjeve të tyre.

Vasili kërkon të merren masa lidhur me qëndirmin e njëanshëm e penalizues të doganës maqëdonase ndaj prodhimeve bujqësore shqiptare.

Problemi i dytë Shqipëria nuk parasheh me ligj pagesa Cash në dorë për shit-blerjet e prodhimeve bujqësore e blegtorale duke penalizuar fermerët

Dhe problemi i tretë është shërbimi doganor , që mbyllet në orën 20:00 duke kërkuar linjë të dedikuar doganore për kamionët me prodhime bujqësore.

Vasili e mbyll letrën e tij duke kërkuar reagim të menjëhershëm, pasi situata nuk pret, për ti dhënë kështu një shtysë pozitive ekonomisë kombëtare por edhe asaj familjare të cdo fermeri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *