Vasili: LSI, forca politike më pozitive

DITA Online

 

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me të rinjtë e LRI-së të qarkut të Fierit.

Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, kandidatët për deputet të LSI-së në qarkun e Fierit, Erisa Xhixho, Robert Bitri, Klajdi Bogdanaj, etj.

Gjithashtu, në këtë aktivitet mori pjesë edhe ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta, në kuadër të turit falënderues me anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Gjatë fjalës së saj në këtë takim, kandidatja për deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Fierit, Erisa Xhixho u shpreh se LSI ka një program konkret për arsimimin e të rinjve, duke e cilësuar këtë si arma më e fuqishme për të ndryshuar Fierin dhe Shqipërinë.

“Jam e bindur se një arsim cilësor është arma më e fuqishme për të ndryshuar Fierin për të ndryshuar Shqipërinë”, – tha kandidatja për deputete e LSI-së teksa shtoi se vota për LSI-në, është vota për rinjtë dhe për shansin që Lëvizja Socialiste ofron për të gjithë.

“Vota për LSI-në është vota për të rinjtë dhe të rejat e Fierit. Është vota për të ardhmen tonë. Besoj te politika që kujdeset për njerëzit. Unë besoj te politika që është aty për të zgjidhur hallet dhe shqetësimet, unë besoj te politika e qetësisë dhe e tolerancës, që largon atë politikë konfliktuale, që nuk e do asnjë”.

Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, njëherësh kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet të LSI-së në qarkun e Fierit, theksoi se vota për LSI-në është një shans për të gjithë Shqipërinë pasi është forca politike më konstruktive.

Në këtë shesh fryn era e fitores. Jemi forca e parë politike më pozitive, më konstruktive që Shqipëria ka parë ndonjëherë. Vota për LSI-në është shans për të gjithë Shqipërinë”,- u shpreh Kryetari i LSI-së.

Para të rinjve të qarkut të Fierit mbajti një fjalë përshëndetëse edhe ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Pasi i falënderoi të pranishmit për mbështetjen e dhënë ndër vite, ai vlerësoi rolin e të rinjve duke u shprehur se ata janë faktor vendimtar për të ecur në rrugën e progresit.

Na duhen të rinjtë dhe të rejat që Shqipëria të ecë më shpejt në rrugën e progresit”,- tha Ilir Meta.

Share This Article
3 Comments
  • LSI ja = hajdute me bllok ne dore.

    Per kete te mallkuar LSI

    u vrane protestusit ne 21 janar.

    Per te mallkuaren LSI

    u vra deputeti i Fierit Fatmir Xhindi.

    Petrit Vasili i LSI ise eshte personi

    qe ka porositur e paguar vrasjen

    e deputetit Fatmir Xhindi.

    LSI ja dredhalaqe po vjedh djathtas e majtas.

    LSI ja mallkim e urrejtje.

  • jeni më e mënçura,por në asnjë mënyrë “më pozitivja”!!
    ju jeni përfituesi i tretë i mënçur i sherrit të dy idiotëve!

  • Ku e shikoni pozitivitetin ju te vjedhja korrupsioni, legena burra leqe ju se meritoni emri burre, faj jone si popull qe sju veme shkelmin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *