Vasili: LSI mbështet Keti Bazhdarin për fitoren e Bashkisë së Shkodrës

Dita

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili përshëndet kandidaturën e znj. Keti Bazhdari për Bashkinë e Shkodër. Në një prononcim për mediat, Vasili vlerëson figurën e znj. Bazhdari si një kandidate e shkëlqyer e aleancës së majtë në zgjedhjet e 21 qershorit.

“Lëvizja Socialiste për Integrim përshëndet konfirmimin e znj. Keti Bazhdari për Bashkinë e  Shkodrës. Ne vlerësojmë se Keti Bazhdari është një kandidate e shkëlqyer”, thekson Vasili. Në vijim të fjalës së tij,

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim shprehet se Shkodra meriton ndryshimin në zgjedhjet vendore dhe se LSI do të mbështesë kandidaten Keti Bazhdari për fitoren e Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet që do të zhvillohen në qershor. “Lëvizja Socialiste për Integrim mbështet Keti Bazhdarin për fitoren e Bashkisë së Shkodrës. Ky qytet e meriton ndryshimin”, tha Vasili, Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *