Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili thotë se tagrin për të bërë ndryshime në kabinetin qeveritar e ka vetëm kryeministri Edi Rama.
Ai thotë se LSI-ja mbështet punën dhe veprimtarinë e ministrave, por shton se për këtë parti me prioritet janë reformat. Vasili deklaron se nuk është i rëndësishëm personalizimi.
“Prioritare për ne nuk është personalizimi me emra dhe kjo nuk është qasja jonë. Është me rëndësi që performanca dhe mbajtja e reformave të jetë në ritmin e duhur”, theksoi ai, duke shtuar se “kryeministri do të ketë mbështetjen tonë nëse do të kërkojë ndryshime në qeveri”.
Takimin e djeshëm midis kryeministrit Rama dhe kryetarit të Kuvendit, Meta, zyrtari i lartë i LSI-së e konsideroi si një takim rutinor.
Ai vlerësoi punën e qeverisë, duke theksuar se nuk është e stepur për realizimin e reformave. Vasili u shpreh se janë hamendësime në mediat pretendimet se mund të ketë pasur së fundi një marrëveshje midis Metës dhe Ramës.
Pak ditë më parë, kryetari i LSI-së, Meta tha se qeveria ka nevojë për impulse të reja. /Dita/
Keni te drejte qe e kerkoni, Ai eshte nje teveqel ne politike, qe kur nuk e parashikoi se ku do t’a çonte nje qverisje me ngjalangrenesit e lalezit, gjthmone e me shume po zhytet ne llum dhe sa me shume ndryshime te beje ne qeveri aq me keq do katandiset ne elektorat ashtu si eshte katandisur.
Likja ashtu si sala vertet per te keqen e shqiperise dhe shqiptareve por veten e tyre jane treguar rufjane te zote dhe i pifshin dolline ata qe e perkrahin dhe jane cuba dhe kodosher si puna e tyre.
O Titi, o trim me flete…….. Kur flet ti nuk e di sepse me ze nje dhimbje barku. Po ti je i zhyer deri ne fyt ore maskara, na flet per parime e rregulla ti hajduti i ilaceve te kancerozeve shqiptare!
BURG BURG BURG BURG
BURG BURG BURG BURG
BURG BURG BURG BURG
BURG BURG BURG BURG
DHE SEKUESTRIM PASURIE
PER ILIR METEN DHE GJITHE LSI.