Vasili: Nuk besoj se opozita do të qëndrojë jashtë parlamentit

Dita

Deputeti Petrit Vasili i ka bërë thirrje sërish opozitës që t’i rikthehet jetës parlamentare. Në një deklaratë për imediat, Vasili theksoi se opozitë duhet të rikthehet ne tavolinat e mëdha ku diskutohen fatet e vendit.” Qëndrimi im në emër të Lëvizjes Sociale për Integrim është qëndrim i cili hap hapësira të reja, shikon drejt mundësive të reja dhe sigurisht që unë nuk jam absolutisht as i prirur dhe as nuk arrij të besoj që ne do të kemi një opozitë që do të vazhdojë të qëndrojë gjithmonë jashtë parlamentarit, jashtë  jetës politike dhe jashtë tavolinave të mëdha ku merren vendime për fatet e vendit”, tha Vasili.

I pyetur në lidhje me Bankën e Shqipërisë, Vasili tha se : “Qëndrimi i Lëvizjes Sociale për Integrim sigurisht që është një dhe mbetet vetëm një , zgjidhja e çështjes së Këshillit të Guvernatorit tashëm si një problem i hapur, të jetë një zgjidhje kushtetuese, me mirëkuptim dhe e shpejtë. Të gjitha modalitet e tjera, të cilat hyjnë brenda këtyre modaliteteve dhe kornizave kushtetuese dhe ligjore, janë të mirëpritura për sa kohë që do t’i plotësojnë këto kritere parimore dhe themelore”. E.K

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *