Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili theksoi sot se pjesëmarrja e LSI në koalicion me PS është një tregues më shumë për fitoren e së majtës në zgjedhjet parlamentare dhe krijimin e qeverisjes së ardhshme.
Në studion e News24, Vasili vuri në dukje se në marrëveshje nuk ka përcaktime për kryeministrin e ri.
“Pa kontributin e LSI nuk mund të ketë fitore së të majtës, por pa pjesëmarrje të LSI në qeveri nuk do të ketë funksionim korrekt të ekzekutivit”.
I pyetur mbi detaje nga marrëveshja e LSI me PS, Vasili tha se ‘marrëveshja do zbërthehet pas zgjedhjeve’.
Kurse mbi cështjen e kryeministrit, Vasili ritheksoi një deklaratë të Ilir Metës.
“Ka qenë një marrëveshje e firmosur në një sfond emblematik dhe për mënyrën si ndërtohet marrëveshja. Sigurisht në deklarata elektorale duhet të ketë nga cdo lloj kërkese, por sa i përket cështjes së kryeministrit, e majta e bashkuar ka një detyrë thelbësore dhe të rëndësishme. Deri ditën që vota nuk është numëruar dhe derisa kryeministri tjetër është ende në fuqi nuk ka asnjë aludim. Çdo lloj përqëndrimi në këtë pikë është shpërqëndrim”.
Vasili tha gjithashtu se LSI ka bërë një fushatë tepër edukative qe e dallon nga të tjerët.
“Nuk kemi përdorur gjuhën e ashpër. Nuk kemi qenë pjesë e provokimeve e incidenteve dhe jemi të përqëndruar në atë që është dimensioni ynë”.
Petrit Vasili u shpreh dhe mbi programin e LSI, duke e cilësuar atë mjaft të thjeshtë dhe të qartë.
“Kush dëgjon LSI e kupton direkt se bëhet fjalë për një veprim konkret për punësim. LSI, sa e shqipton, identifikohet me një aksion konkret”.
Petrit Vasili u shpreh se LSI në këto zgjedhje parlamentare do të vijë me rezultat suprizë.
I pyetur rreth qarku të Fierit, Vasili garantoi se LSI do të marrë pa frikë 3 mandate.
Ndërsa interesit se a ka garë mandatesh mes LSI dhe PS në këto zgjedhje, Petrit Vasili u shpreh se “Nuk ka garë mes PS dhe LSI sepse secila punon për mandatet e veta dhe se bashkë maksimalizojnë mandatet e së majtës dhe në fund është një e majtë e madhe që fiton”.

PS arrin shumicen me deputetet e LSI, apo deputetet e LSI jane dhurate ne listat e PS?
Po po qe se LSI merr 26 depudete sigurish ju arrini jo shumicen por 80 depudete.Po qe se merrni me pak se 10 depudete ju si LSI atehere koalicioni juaj merr diku afersisht 64 depudet.
Megjithse sic deklarojne LSI 26 Aleanca Came 4.PDUI 7 AKZ 7 Frd 7 PBDNJ 4 Gjinushi 1
Milo 1 Ngjela 1 del qe keta marrin 51 depudete atehere Pd + Ps i bije 89 ose duhen se paku 200 vende per depudete
Nqs PS arrin te kete shumice absolute ne parlament dhe nuk i duhet ndihma e LSI per te krijuar qeveri atehere gjeja e pare qe duhet te beje eshte te filloje ndjekjen penale per vjedhjet masive qe ministrat e LSI kane bere kur ishin ne qeverine Berisha.Duhet filluar me rihapjen e gjyqit te Metes.
ti ketlis ti te kafshon ne ate vend ku bie ere me shume largohu qafir ty edhe kompjuteri eshte i bezdisur nga ty,,nga mynyra se si shkruan ,,,ty eshte turp te te takosh ne ruge ,e jo te besh debat me ty larg races tuaj