Kryetari i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili thekson se bashkëpunimi konstruktiv me Fondin Monetar Ndërkombëtar është me rëndësi për vazhdimin me sukses të reformave të nisura.
I pyetur nga mediat në lidhje më deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama për këtë çështje, Vasili tha se ky është një qëndrim personal dhe nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të kësaj force politike.
“Qëndrimi i z. Luan Rama lidhur me raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar nuk është një qëndrim zyrtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Është një lexim individual i tij i këtij raporti. Bashkëpunimi konstruktiv me FMN-në është me rëndësi për vazhdimin me sukses të reformave të nisura”, sqaroi ai. /Dita/

NESE DHENDERRI SERB APO SALI NERONI NJE TE ARDHME DO TE NGELET NE HISTORI SI TRADHETARI I POPULLIT SHQIPETAR KJO NUK DO TE THOTE SE ‘VASILLAQET’ ‘RAMUSHAT’ BLUSHAT KARABUSHAT QE 25 VJET U NGROHEN NE ZJARRIN QE JU VU SHQIPERISE NUK DO NGELEN E EPITETOHEN TRADHETARE E GJAKPIRES TE KETIJ POPULLI TASHME PA SHTET!
LIS—Lidhja Integrim Skrapar