LSI ka reaguar sot në lidhje me çështjen e familjeve rome, të cilat që prej të shtunës janë në qiell të hapur, për shkak të dëbimit nga banesat e tyre. Në emër të LSI-së, Petrit Vasili tha se qeveria në ikje ka treguar indiferencë ndaj këtij komuniteti. Ai theksoi se BE pret qëndrim dinjitoz nga Shqipëria edhe në këtë çështje, e cila është ndër prioritetet e integrimit të vendit.
“Ne mbështesim çdo mundësi që i jep zgjidhje këtij problemi shumë akut”, tha Vasili.
