Vasili: Reforma në drejtësi po sakrifikohet për të mbrojtur Ramën

Bora Basholli

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili në një dalje për media është shprehur se reforma në drejtësi ka hyrë në rrugë të gabuar.

Vasili citoi raportin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, ku sipas tij mbi 60% e shqiptarëve nuk besojnë tek reforma në drejtësi.

Ai shtoi se po sakrifikohet reforma në drejtësi për të mbrojtur Edi Ramën.

“Kam thirrje për të gjithë ata ‘entuziastë’ që këmbëngulin për të folur për një sukses dhe ecuri shumë pozitive dhe shpresëdhënëse të reformës në drejtësi. Nuk mund të fshihemi pas gishtit.

Reforma në drejtësi ka hyrë në rrugë të gabuar. Shkaku është kapja e drejtësisë nga Edi Rama. Të sakrifikosh reformën në drejtësi vetëm e vetëm për të mbajtur Edi Ramën, i cili e do këtë reformë për tu mbrojtur nga pandëshkueshmëria e këtij korrupsioni të frikshëm që godet tek Unaza e Re, që po godet tek Bregu i Lumit qytetarët e tjerë, korrupsioni që nuk ndëshkohet. 

Kurse ata që vjedhin e plaçkitnin buzëqeshin e shëtisin ndërsa qytetarët që duan të mbrojnë shtëpinë e tyre burgosen. Kjo është drejtësia që shumica e shqiptarëve nuk e besojnë më.

Mbi 60% e tyre nuk e besojnë më reformën në drejtësi dhe refuzojnë të gjitha sugjerimet ngado që vijnë në shqip e në anglisht duke e shitur në një sukses të paqenë që ka lënë vendin pa drejtësi, gjykata por ka garantuar edhe pandëshkueshmërinë absolute për qeveritarët që janë bërë njësh me krimin dhe bëjnë korrupsion në mes të ditës.

Në mënyrë që shqiptarët të kthehen në shtëpi duhet çuar para drejtësisë këta që po shkatërrojnë drejtësinë duke filluar nga Edi Rama.

 

b.b/dita

Share This Article
5 Comments
  • Dole perseri O Plak Matuf !? E nxorre Koken e Maçit tè Rrjepur perseri more KRYEHAJDUT i ILAÇEVE tè SPITALEVE dhe KRYEHAJDUT i USHQIMIT të BURGAXJINJËVE dhe KORRUPSIONIT Galopant në BURGJE , kur ti Vasil KokëRrjepuri Drejtoje Ministrinë KRIMINALE të DREJTËSISË !

  • Vetem ti o Vasili nuk beson ne reformimin e drejtesise . Populi eshte 100% optimist . Nuk ka kthim me mbrapsht .Koha eshte per te interesin e popullit qe ju e keni gjynjezuar e vjedhur ne menyren me brutale ..Tani ato qe kane ndyre duart do pergjigjen para igjit .qofte edhe Edi Rama qe ju e akuzoni . FBI i ka letrat ciper tavoines dhe nuk ka shanc as edhe nje hajdut te shpetoje . Beni mire te mendoni ku te fusni koken ju hajdutet ,apo ja u ja kane mbyllur ju te gjitheve kufirin ?Kujtuat se u be deti kos per ju ? Te gjithe hajdutet do korni ate qe keni mbjelle..

  • Edhe opozita po sakrifikon me protestat po nuk shpeton aq sa dhe Rama nese ka cimka do te perballet me drejtesine sic do perballeni dhe ju z.Vasilis gjyslyku.

  • Mos u shqeteso tito se reforma po vazhdon normalisht dhe xr shpejti do tekapi ne cark lesh e line tende

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *