Petrit Vasili thotë se me anë të një Udhëzuesi të përgatitur për të interpretuar Kodin e Etikes të miratuar vetëm nga rilindja, haptas dhe pa cipe ngrihet një mburoje e hekurt për të mbrojtur deputetet e inkriminuar.
Në një postim të tij në facebook, kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, shkruan se: Reforma ne drejtësi u varros pasi drejtësia pengohet dhunshëm, që të veproje me sebepin se mund të komplotohet kundër institucionit.
Postimi i plotë
Një Udhëzuesi të përgatitur për të interpretuar Kodin e Etikes të miratuar vetëm nga rilindja, haptas dhe pa cipe ngrihet një mburoje e hekurt për të mbrojtur deputetet e inkriminuar.
Reforma ne drejtësi u varros pasi drejtësia pengohet dhunshëm, që të veproje me sebepin se mund të komplotohet kundër institucionit.
Pra sipas rilindjes institucioni, pra parlamenti, mbrohet kur deputetet e inkriminuar nuk arrestohen dhe kur drejtësia si pushtet i pavarur pengohet të veprojë.
Sipas rilindjes institucionet mbrohen nga komplotet në një kohe qe trafikantet ndodhen ne pushtet duke komplotuar hapur ndaj shtetit ligjor,financave, pronës publike dhe interesave dhe lirive te qytetareve të thjeshtë.
Mbrojtje të tillë skandaloze, banditeske, antikushtetuese nuk ka parë historia, kthimi i parlamentit në trup gjykues është “de facto” asgjësimit të drejtësisë dhe pushtimit te parlamentit.
Lexojini vete pjese te paragrafit 15 te komentarit, që provojnë banditizmin e parlamentit.
Ja interpretimi për heqjen e imunitetit te deputeteve te akuzuar dhe shndërrimin e parlamentit në trup gjykues:
“Ky mekanizëm procedural është mbrojtje e veçantë ligjore, kur ndaj tyre kërkohet masa e arrestit, heqja e lirisë në çfarëdolloj forme, ose ushtrimi i kontrollit personal të banesës nga organi i akuzës dhe që shërben si filtër i verifikimit, nëse kërkesa synon presionin, destabilizimin, ose cenimin e pavarësisë së institucionit.
“Dispozitat procedurale, që parashikojnë rregullat dhe mënyrën e shqyrtimit dhe lëshimit të autorizimeve për kufizim të të drejtave të deputetit, kanë si qëllim që, nëpërmjet procedurave, të verifikohet nëse kërkesat e paraqitura nga organe që përfaqësojnë pushtete të tjera të pavarura, synohet ose tentohet që nëpërmjet goditjes së individit, të dëmtohet ose tё preket funksionimi normal dhe pavarësia e institucionit.”
Kushdo, qytetar, analist, gazetar e ka shume të qartë garantimin e paprekshmërisë që rilindja i ka siguruar vetes dhe çdo gjë qe kryeministri flet për reformën në drejtësi dhe pavarësinë e saj janë një mashtrim i madh në favor të paprekshmërisë së tyre.
v.l/ Dita

Rilindasit nuk tremben nga prokuroria dhe gjykatat e pavarura prandaj mendoj se kjo eshte nje shpifje.Ruci duhet te beje padi ndaj Vasillaqit
Edhe Berisha e kthej qeverine ne gjykate,mbrojti hajdution me blloke.Burrin e dashnores tende.Ti i del ne mbrojtje Opozites per te mshefur kurvllekun tend.
Hajdeni ne parlament burracake te opozites.Frikacake ,as nuk dini te flisni ,as te debatoni e as te argumentoni.Turp edhe per ne qe jua dhame votat.Une e rrethi im familjar se bashku me shoket e miqte jua kemi dhene votat me gjithe shpirt opozites duke menduar se do te beni nje perpjekje demokratike ne parlament,por sa po shohim kurre me noten per ju.Ju nje gje duhet ta keni parasysh:ju jo vetem shkaterruat partite tuaja por po demtoni edhe te ardhmen e atyre qe do te marrin drejtimin mbas largimit te turpshum tuaj