Ligji i ri për tregtimin e barnave është miratuar në parim nga deputetët e mazhorancës, ndërsa u rrëzua kërkesa e opozitës për të mos e ndryshuar këtë ligj.
Për pos votës pro, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili kërkoi që ndryshimet në ligj të mos bëhen në mënyrë të përshpejtuar.
Vasali thotë se projektligji i ri shton listën e barnave që hyjnë në vendin tonë, dhe për këtë siç theksoi ai, duhet më shumë kohë për të zhvilluar kontrollet përkatëse.
“Nuk mund të jemi selektiv. Qeverisjet e majta e të djathta e kanë trajtuar njësoj tregun farmaceutik. Nuk duhet të nxitohemi, ndryshimi kërkon kohë të gjatë” tha ai.
Në mbledhjen e komisionit parlamentar të Shëndetësisë, kryetarja e komisionit deputetja e PD-së, Albana Vokshi tha se pas çdo ndryshim ligji qëndron një klient. Ajo kërkoi ngritjen e një komisioni për të parë me detaje ndryshimet në ligj. /DITA/