Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Vasili thirrje ambasadorëve Lu dhe Vlahutin: Mos heshtni, por shpëtojeni…
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > Vasili thirrje ambasadorëve Lu dhe Vlahutin: Mos heshtni, por shpëtojeni…
Lajmi i fundit

Vasili thirrje ambasadorëve Lu dhe Vlahutin: Mos heshtni, por shpëtojeni…

Gazeta Dita
Published September 30, 2017
Share
SHARE

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka bërë një tjetër thirrje drejtuar krerëve të delegacioneve të BE dhe SHBA në vendin tonë, në kuadër të vettingut. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Vasili i kërkon ambasadorit Donald Lu dhe ambasadores Romana Vlahutin, që të mos heshtin për procesin e vettingut, por ta shpëtojnë atë.

Deputeti i LSI thotë se kryeministri Rama për shkak të frikës nga vettingu, futi duart në proces.

Vasili i bën thirrje ambasadorëve Lu dhe Vlahutin që t’i kërkojnë maxhorancës të anullojë vendimet e fundit të marra në Kuvend me 73 vota, “duke asgjësuar të gjitha garancitë që vetë ambasadorët u dhanë të gjithë shqiptarëve në korrikun e 2016”.

REAGIMI I PLOTE
Lu dhe Vllahutin, mos heshtni dhe shpëtojeni Vetingun.

Për shkak të frikes së shkollëpakut nga Vetingu qeveria e tij e vogel futi duart e medha te Vetingu.
Qeveria tashme i kontrollon strukturat e Vetingut, u jep personel dhe para aq sa do ajo’ dhe me anë të Ministrisë së Drejtesise u administron investimet dhe informacionet, pra u kontrollon gjithçka.

Ambasadorët Lu dhe Vllahutin ishin garantët e pavarësisë së plotë dhe të pakushtëzuar të Vetingut.

Si anëtar i komisionit të reformës në drejtësi, personalisht e votova vetingun në atë kohë (kujtoj që vota ime bënte diferencën) vetëm pasi besova totalisht garancitë e plota që dy ambasadorët e nderuar Lu dhe Vllahutin qe perfaqesojne SHBA dhe BE më dhanë edhe mua personalisht.

Te nderuar Lu dhe Vllahutin, votimi i fundit i dhunshem i maxhorances në parlament për strukturat e Vetingut :

1.është falimentimi i një ideje pozitive,

2.është perëndimi i një shprese të fundit për një drejtësi të pavarur dhe me integritet,

3.është pushtimi prej qeverisë i mundësisë së fundit për ringritjen e shtetit të së drejtës.

Ambasadorët Lu dhe Vllahutin në kohën e miratimit të kësaj reforme

1. garantuan publikisht se reforma në drejtësi ishte nje produkt i perbashket edhe i SHBA dhe BE, e ku Vetingu ishte zemra e procesit.

2.Garantuan gjithashtu se qeveria s’kishte te drejte te propozonte reformen, por Kuvendi i Shqiperise dhe Komisioni i Posacem.

3.Garantuan gjithashtu qe Ministria e Drejtesise nuk do te kishte asnje rol sepse organet e reja do te ishin krejt te pavarura ne vendimet e tyre por edhe ne administrimin e tyre.

4.Garantuan qe qeveria do te paguante te gjithe kostot financiare pa nderhyre ne kete proces.

Ka vetëm një shpresë të fundit për të shpëtuar asgjësimin përfundimtar të Vetingut.

Lu dhe Vllahutin kanë sërish në duart e tyre një mundësi të fundit që ta shpëtojnë Vetingun, që zemra e reformës në drejtësi të mos pushojë ende pa filluar mirë dhe qe Shqiptaret te mos zhgenjehen perfundimisht.

Le ti kerkojne maxhorances t’i anulloje vendimet e fundit te mara ne kuvend me 73 vota duke asgjesuar te gjitha garancite qe vete ambasadoret u dhane te gjithe shqiptareve ne korrikun e 2016.

Ne te kundert do te thote se gjithçka ishte nje demagogji, farse dhe riciklim i te njejtes drejtesi te kapur e te korruptuar si dhe qe kete fat te Vetingut do te kete edhe SPAK-u etj organe te drejtesise.

Gazeta Dita September 30, 2017
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
4 Comments
  • Fatmir says:
    September 30, 2017 at 6:21 pm

    Sa te paftyre jane keto te Lesh e Lise. Ore hajdute, mundohuni sa te doni, te gjitheve do tu pastroje vetingu, se bashkun me kryetaret tuaj Kryemadhe dhe Meta.

    Reply
  • sapa says:
    September 30, 2017 at 6:51 pm

    Shume i guximshem ky kodoshi qe kerkon te denoje shefin e tij Meta!Duket sa serjozisht e ka!

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    October 1, 2017 at 1:19 am

    Ketyre u ka djegur gjithnje fjal vetinge, pa lere pastaj vendosja e tij dhe zbatimi i tije. Ndej keto jan perpelitjet e fundit te tyre pore e kan te kote.!

    Reply
  • Konti Sbalta says:
    October 1, 2017 at 3:59 pm

    Po merr edhe ky rolin e mbrojtesit te reformes ne drejtesi , tashti qe reforma filloi te zbatohet.Sic duket po i del perpara ndonji te pa priture ,se kush e di se c’parandjen.!/

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?