Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka akuzuar Romana Vlahutin dhe Euraliusin si çirakë të kryeministrit Rama, të cilët kanë zgjedhur të “punojnë” për shfarosjen e drejtësisë në vend.
Përmes rrjetit social “Facebook”, Vasili shkruan se ishin pikërisht Vlahutini dhe Euraliusi që përgatitën raportin në fund të vitit të kaluar për zgjedhjen e kryeprokurores Arta Marku.
Deputeti i LSI-së shton më tej se ata zgjodhën të lënë Shqipërinë pa institucione të drejtësisë, duke kontribuar kështu në zhvillimin e korrupsionit dhe kriminalizimin e qeverisë.
Postimi i Vasilit
Vlahutin dhe Euralius çirakë të Kryeministrit për të kapur drejtësinë.
Euralius dhe BE në Tiranë ishin ata që përgatitën në dhjetor 2017 raportin, pra alibinë për të zgjedhur kryeprokuroren e përkohshme edhe me vetëm 36 vota nga 84 që kushtetuta kërkonte për t’ia bërë sa më të kollajshme kapjen e drejtësisë nga kryeministri si çirakë të të cilit janë.
Motivi ishte gjoja për të kaluar ngërçin dhe kjo do të zgjaste vetëm shumë pak muaj.
Aq sa kryetari i grupit parlamentar të PS Balla deklaronte:
“Sipas ligjit u bë procedura, në kushtet që KLP nuk ishte krijuar. Në vlerësimin tim përzgjedhja e anëtarit të 11-të të KLP-së përfundon në shkurt. Në mars ngrihet KLP-ja. Kryeprokurori i ri me mandat 7-vjeçar në vlerësimin tim zgjidhet në fund të muajit mars-fillim të muajit prill të vitit të ardhshëm.”
Pra gjoja në prill mbyllej mandati i Arta Markut dhe më tej do zgjidhej prokurori i përgjithshëm edhe SPAK edhe BKH.
Por Euralius dhe Vlahutin e dinin dhe e dinë shumë mirë të kundërtën, të cilën e fshehin me qëllim edhe sot e kësaj dite edhe në një raport të tyre në mars të 2018 ku e vërteta thuhet shumë qartë:
“Ky proces mund të marrë muaj të tjerë dhe do të çojë në rezultatin që krijimi i Këshillave [KLGJ ose KLP] të bëhet vetëm në fund të vitit 2018 ose më vonë.”
Shpjegimi është i thjeshtë: Euralius dhe Vlahutin zgjodhën të jenë çirakë të kryeministrit kundër reformës në drejtësi, zgjodhën të bekojnë dekapitimin e sistemit të drejtësisë, zgjodhën të lënë Shqipërinë pa institucione të drejtësisë për të betonuar pandëshkueshmërinë e korrupsionit dhe kriminalizimit të qeverisë, zgjodhën të varrosin reformën në drejtësi, e cila sot është tërësisht jashtë kushtetutës dhe ligjit dhe është kthyer në një dokument të pështirë e plot me arna antiligjore të cilin asnjë shqiptar nuk e beson më.
Gjithçka është bërë me vetëdije të plotë nga BE në Tiranë. Vlahutin ia ka fshehur shqiptarëve dhe Brukselit të vërtetën duke deklaruar si impresionante implementimin e reformës në drejtësi, kur në fakt e dinte shume mirë që reforma në drejtësi ka vdekur.
s.a/dita

Sa “i merakosur” per reformen ne drejtesi, ky debil dhe i zi ne shpirt ! Vetem ndeshkimi ligjor per korrupsionin galopant qe keni kryer Ju te LSI-se, do t’ju sjelle “trute” ne vend. Ndrsyhe, ju jeni te poshter deri ne vdekje.
kta funderina,qe kane pafytyresine te dalin para popullit
dhe bejne sikur po i dhimbet ose Duan Reaforme ne Drejtesi ,
gjate gjithe kohes qe kane qen ne pushtet ,
harruan te benin Reformen sepse ishin te okupuar me vjedhjet e buxhetit ne Ministerite perkatese .
Dhe sapo dalin kta ne opozite ,
i vojne syt dhe fillojn te interesohen per gjithcka qe
kta vet e kann degjenruar ,gjate kohes se tyre ne pushtet !
thjeshte ndyresira kriminele