Presidenti i Republikës së Greqisë ka emëruar kryetaren e Gjykatës së Lartë, Vassiliki Thanou, në krye të qeverisë së përkohshme, që do të udhëheqë vendin helen drejt zgjedhjeve të parakohshme të muajit të ardhshëm.
Lajmi është bërë i ditur nga zyra e Presidencës këtë të enjte dhe vjen pas dështimit të përpjekjes së fundit të udhëheqësve partiakë për të formuar një qeveri koalicioni. Zyra e Presidentit Prokopis Pavlopoulos bëri të ditur se kreu i shtetit ishte i detyruar të caktonte një administratë “kujdestarie”, e cila do të betohet ditën e premte.
Thanou bëhet kështu e para kryeministre femër e Greqisë, edhe pse për një kohë tepër të shkurtër, dhe do të betohet më vonë gjatë kësaj të enjteje.
Zhvillimi është i fundit në radhë që prej dorëheqjes së kryeministrit Alexis Tsipras, javën e kaluar, i cili synon të rizgjidhet në krye të pushtetit me një mazhorancë absolute, duke spastruar radhët e partisë së tij, Syriza, nga elementët marksistë që nuk e mbështetën në miratimin e marrëveshjes së re të ndihmës së shpëtimit, të arritur me huadhënësit ndërkombëtarë.

Kjo do t’ia zgjidhe problemet Greqise.
Me mire edhe se Ciprasi
Greqia si ish-Jugosllavia.
Me mbiemer Thano. Me gjase qe eshte shqiptare.
Arvanitase eshte.
Flet vet vendlindja. Eshte nga Suli.
Shqiptaret e Sulit gjysma erdhen n malet e gjirokastres gjysma tjeter me Bubulinen e famshme n krye iu futen sherrit shkaterrues me Aliun e Janines qe donte tu ndrronte fen.
Historia e Aliut me suliotet nje tjeter deshmi historike se si shqiptari per shqiptarin esht ujk.
Inreresante se si shqiptari Aki vriste e priste per Turqi kurse shqiptarja Bubulin mbronte Greqin nga turqit.
Dhe ja rezultati sot inksaj vllavrasje: mijera pasaedhes te Bubulines arvanitas t asimiluar. Mijera pasardhes te Aliut n skamje e varferi shkojn punojn argat tevgreku dhe ndrrojn prap emrat dhe fen.
Mijera t tjer nuk din cjan turq a shqiptar e ca shpallin veren arab e ikin luftijn ne emerc te mashtrimit qe i prezantohet botes si islam