Vata: Shqipëria ka nivel të dobët të futbollit

redaktor

Rudi Vata është shumë i pakënaqur nga niveli i treguar nga skuadra kombëtare. Ai është shprehur se duhet patjetër që të ketë një reagim të shpejtë të kombëtares për të përmirësuar lojën, në mënyrë që të kemi një paraqitje të mirë në ndeshjet eliminatore.

“Kemi treguar një nivel të dobët dhe na duhet që të reagojmë. Koha që kemi përpara na duhet që të punojmë shumë, pasi ndeshjet eliminatore nuk janë shumë larg. Shpresoj që trajneri të ketë arritur që të marrë diçka pozitive nga këto ndeshje, pasi duhet marrë parasysh edhe mungesa e disa lojtarëve që janë aktualisht pjesë e skuadrës kombëtare”, ka deklaruar Vatan në një studio sportive.

Megjithatë, ish-futbollisti i kombëtares është shprehur optimist për të ardhmen. “Kemi krijuar një grup të mirë që në këto ndeshje ka qenë i cunguar. Kam besim se në ndeshjet eliminatore do të kemi një tjetër nivel, pasi në këtë formë, nuk mund të arrijmë asgjë”, ka përfunduar deklaratën e tij Rudi Vata.

Share This Article
3 Comments
  • Qe kur humbem me Islanden, mendoj se kemi nje tranjer shume te dobet.

    Dukej qarte per kedo se repartet e lojes [mbrotje/ mesfushe/ sulm] nuk kishin lidhje me njeri-tjetrin. Nje Canaj letargjik, ekip pa koke e pa mesfushe autoritare. Per aftesi loje, futbollistet i ka aty; pasi shume prej tyre luajne ne ekipe me emer. “Nga siper” i takon Tranjerit te beje levizjet e duhura ne momentin e duhur. Per pak kohe qe kane ne grumbullim s’eshte e lehete te krijosh nje grupim kompakt…por dobesia e ketij tranjeri eshte e pafalshme.

    Gjeni nje tranjer qe pervec marrjes se rroges, dhenies se konferencave te shtypit e “letrave te hapura” di te jape dicka me vlera per Shqiperine. Ky qe kemi eshte mese medioker.

  • Rudi merr timonin e skuadres .na duhet trajner shqiptar dhe jo i huaj me nje thes me leke dhe prape te fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *