Vatër zjarri në Parkun Kombëtar të Dajtit, terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen

Gazeta Dita

Flakët e zjarrit kanë përshirë një sipërfaqe në pjesën periferike të Parkut Kombëtar të Dajtit. Të favorizuar nga temperaturat e larta dhe era, flakët po vijojnë të përhapen, duke e zgjeruar vatrën.

Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit një malin e Dajtit, ndërsa po punohet për neutralizimin e flakëve.

Zjarri ka rënë në një zonë të thepisur në një lartësi 500 metra, dhe terreni i thyer e vështirëson ndërhyrjen.

Pak më parë u përfshi nga flakët mali i Ibës së sipërme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *