Vaterloja e Bashës apo Austerlici i Ramës?

redaktor
KONFERENCA PER REFORMEN ELEKTORALE - Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjate konferences "Korrupsioni zgjedhor, nevoja per nje reforme elektorale te thelle dhe gjitheperfshirese", e iniciuar Koalicioni i Vezhguesve Vendore, ne hotel Tirana./r/n/r/nCONFERENCE FOR THE ELECTORAL REFORM - Parliament Speaker Ilir Meta Albanian Prime Minister Edi Rama and the Leader of the Democratic Party Lulzim Basha during a conference about the necessity of the Electoral Reform.

 

Nga Islam Spahiu

 

Për sa i përket “Vaterlosë”, titull redaksional i gazetës “Koha Jonë” të dt. 10 shtator 2016, një “profeci” kjo në vigjiljen e zgjedhjeve vendore në Dibër, ne po kujtojmë këtu që ajo nuk i përkiste humbjes së uruar, por fitores së korrur të PS. E po të na pëlqejë analogjia që ka zgjedhur gazeta në fjalë, e kemi shumë të lehtë të konstatojmë që kjo betejë elektorale, për PS i ngjiste asaj të Austerlicit ku Bonaparti mundi aleancën tripalëshe të Evropës në vitin 1805.

Duke parë titullin bombastik të gazetës, neve që, në moshë të pjekur përjetuam ngjarjet pas përmbysjes së diktaturës, nuk mund të mos na kujtohet fati që pësoi kjo gazetë në vitin 1994. Atëherë ish-PD-ja në pushtet e selia e gazetës në fjalë u bë shkrumb e hi. Po në këtë kohë kishte edhe individë të papajtueshëm me klikën në fuqi; një ndër ta ishte edhe kryeministri i sotëm i vendit tonë. Ai, ende i ri, i paangazhuar drejtpërsëdrejti në politikë, kishte spikatur me temperamentin e tij sanguin kundër politikës së ditës. Ky ua vrau syrin hierarkëve anakronikë dhe ata tentuan ta zhdukin në mënyrë mafioze. I zunë pritë diku dhe e goditën me sende të forta për vdekje.

Siç e dinë të gjithë tashmë, zgjedhjet vendore në Dibër qenë Austerlici i PS. E, meqë nuk e zhdukën dot Edi Ramën në atë kohë, tani, të tërbuar nga sukseset e tij, nuk mund të bëjnë gjë tjetër veçse të shfryjnë përmes shpifjeve, të gënjeshtrës dhe mashtrimit kundër personalitetit të tij dhe ende nuk po ka një drejtësi që t’ua tregojë vendin. Tashmë dihet se kush janë armiqtë e tij.

Së pari, janë kolltukofagët të cilët, siç janë shprehur vetë: me çdo kusht duan të rifitojnë kolltukun e humbur, e me këtë shprehje ata shpallin që nuk lënë gjë pa bërë për të arritur këtë qëllim. Bashkë me ta ka dhe shumë kategori tjera negative që shikojnë vetëm interesa të ulëta personale; ndër ta më të rrezikshmit janë ziliqarët. Një i ditur thotë: “Ziliqarët janë dyfish të këqij sepse: ata zemërohen jo vetëm për fatin e keq të tyre, por edhe për fatin e mirë të tjerëve”. – Me keqardhje vëmë re që edhe nga radhët e PS janë shfaqur të tillë: E kanë disa shkaqe, sepse së pari kanë mbetur pa post e, nga ana tjetër, shqetësohen për sukseset e shokut të tyre, e ajo më e tmerrshmja është se ata nuk ndiqen nga parimet, por nga smirat më fëmijërore. Kanë edhe urrejtjen më të tmerrshme që sipas Galileit “..është ajo që ka injoranca ndaj diturisë”. E, për fatkeqësinë e tyre, ai është më me kulturë se ata. Mundohen ta mohojnë në çdo gjë por ç’e do, ai mendimet i ka kthyer në veprim. Për këtë flasin rrugët, sheshet, stadiumet, ngado që të kthesh vështrimin.

Për të përfunduar, zgjedhjet vendore në Dibër, vërtet patën një “Vaterlo” që e humbi PD e Bashës veç paradoksalisht, patën edhe të kundërtën, “Austerlicin” që e fitoi PS e Edi Ramës. E me ç’duket, si e para ashtu edhe e dyta, do të përsëriten në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, me siguri do të jenë përfundimtare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *