Fitorja e Partisë Socialiste më 25 qershor ishte deri diku e pritshme. Shumëkush e kishte parashikuar edhe fitoren e +71 mandateve. Në rang kombëtar, Partia Demokratike në opozitë nuk arriti të marrë as 1/3 e numrin të përgjithshëm të votave dhe kjo duhet të jetë një këmbanë alarmi.
Por, ajo që ngjan disi e habitshme është “fundosja” e Partisë Demokratike në disa zona ku ajo ka qenë përherë e fortë. GSH.al ka hedhur një vështrim tek rezultatet në disa zona të caktuara.
Konretisht, në Shijak Partia Socialiste ka marrë dyfishin e votave kundrejt PD-së. Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 1990 vota,
PS-ja ka marrë 8643 vota, ndërsa PD-ja 4506 vota.

se mos vetem ne Shijak, vazhdoni kerkoni ,kerkoni…
PS ka marre + 48000, LSI ka +45000, PDIU ka =40000.
Ndonje koment “DITA’?
Sa cudi !!!??? Te pakten 2000 shijakas paskan shitur voten ! Po si more te uruar PD-ista. Nga 2000 kontrabandiste nuk kapet dot asnje e ta conit te pakten formalisht ne prokrori? Ju qofshi !