Kjo është pulla e Vatikanit për Nënë Terezën

Elton Tafaruci

Në prag të eventit të shenjtërimit të Nënë Terezës, Shteti i Vatikanit do të emetojë një Pullë Postare në nderim të saj.

Prej datës 2 shtator do të hidhen në treg 150 mijë pulla postare dedikuar shenjtores së ardhshme Nënë Tereza. Vlera e pullës do të jetë 0.95 cent.

Realizimi i kësaj pulle është bërë nga artisti italian Patrizio Daniele.

Nën mbishkrimin Nënë Tereza Shenjtore, gruaja e jashtëzakonshme shqiptare shfaqet në dy momente;  me buzëqeshjen e saj klasike plot mirësi si dhe ndërsa ecën dorë më dorë me një vogëlushe.

Kjo është hera e dytë që Shteti i Vatikanit hedh në treg një seri pullash dedikuar procesit të shenjtërimit të Nënë Terszës.

Më shtator të vitit 2003 është emetuar pulla postare dedikuar nisjes së procesit të Lumturimit të Nënë Terezës.

 
Share This Article
1 Comment
  • Te pakten pak respekt per Religionet e tjera se po na kaloni edhe budallenj se politikanet dhe shtetaret qe kemi jane te pakualifikuar dhe nga nje kaste diktatoriale dhe komuniste.
    Kje eshte nje Misionare e nje grupi qe numri I tij vjen duke u rritur duke shfrytezuar urrejtjen Orthodokse.
    Parate kjo Misiomare apo spiune me qellime te caktuara dihet nga I ka marre, por me e keqja eshte se ka nga pas propaganden.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *