“Osservatore Romano”, gazeta zyrtare e Vatikanit, ka publikuar një artikull të Giovanni Armillota me titull: “Pope Clement XI and the Albani Family”. Në këtë artikull gazetari italian ka pasur për fokus ndërtimin e një biografie të shkurtër të Papës Clement XI dhe të familjes së tij, Albani, me prejardhje shqiptare, por pa lënë të pa cituar dhe emrat e të tre papëve, më të hershëm, që gjithashtu mësohet të kenë pasur origjinë shqiptare, transmeton Indeksonline.
Papa Shën Eleutherius (175-189) besohet të jetë Papa i parë ne Vatikan me origjinë shqiptare. Sipas artikullit në fjalë, Eleutherius ka shpërndarë masivisht mesazhin e Biblës në shumë vende të Perandorisë Romake. Papa Shën Caius (283-296) njihet si Papa i parë që vendosi rregullat strikte të sjelljes dhe hierarkitë mes peshkopëve të vatikanit. Gjithashtu gjatë periudhës së papatit të Caius në fronin perandorak të Romës ka hipur një nga figurat më të njohura të antikitetit, Diokleciani.
Papa John IV (640-642) gjatë papatit të tij nuk e harroi kurrë origjinën e tij shqiptare dhe, sipas historianëve, ky Papë ka dërguar dhe ndihma konsistente popullit të Dalmacisë që ndodhej nën zgjedhën e serbëve dhe hordhive barbare. Papa Clement XI (1700-1721) është Papa më i vonë me origjinë shqiptare.
Sipas ‘Osservatore Romano’ familja e Clement XI është pagëzuar me mbiemrin “Albani” pasi rridhte nga një familje e zhvendosur në Urbino të Italisë, por që kishte luftuar në krah të Skënderbeut gjatë çerekshekullit të rezistencës ndaj okupimit Turk. Papa Clement XI pasi mësoi për origjinën e tij shqiptare, u interesua shumë për rilindjen politike dhe fetare të atdheut të tij.
Gjatë kësaj periudhe vetë “Këshilli i parë Kombëtar Shqiptar” (1703) u mblodh dhe u brumos pikërisht nga udhëzimet klerikale në lidhje me çështjet dogmatike, morale, kanunore dhe baritore. Gjithashtu, gjithmonë sipas “Osservatore Romano”, Papa Clement XI ka dhënë një kontribut të madh në unifikimin e kishës, duke e arritur një rezultat pozitiv, përkohësisht, dhe në trojet shqiptare ndërsa njihet dhe për dështimin që pati në orvatjen për konvertimin në katolicizëm të Carit Rus, Pjetri i Madh.

bravo dhe aferim popullit shqiptar
Me vijne nder mend vargjet e Pashko Vases tek “O MOJ SHQYNI”kur i drejtohet Shqiperise-Ti ke pas kene nje zoje e rande-pikerisht per kete origjine te madhe qe kishte,per papet e per perandoret qe kishte nxjerre ky popull e ky vend.Por hidherohem kur kexoj me tej vargjet-Po sot Shqypni,pa m,thuej kush je?Porsi lisi i keputun perdhe,shkon njeri huj e me kame te shklet …dhe me tej-E nuk te ka mbet as nam as bese,VETE i ke prishe per faqe tzeze!…-E dhimbshme por e vertete.Sot jemi si je popull pa histori,pa bese ,sepse vijne e ikin batakcinj ne pushtet qe me shume bejne pune per te huajt e familjet e tyre dhe pothuaj aspak per kombin,popullin,emrin e SHQIPTARIT!Edhe pas me shume se 100 vjet situata duket ende e pashprese!Keto nuk i them per pesimizem,por m,i kujtoi lajmi i shkrimit nga Vatikani per origjinen e 4 papeve nga shqiptaret,
Absolutishte e vertete mo Goni. Po si do ti vje halli?
DERI KETU OK, KETO JANE FAKTE, NUK MBULOHET DIELLI ME SHOSH.
KOSOVEN PERSE NUK E NJEH VATIKANI??????????!!!!!!!!!!!!!!!!!
DEKLARATA ZYRTARE E VATIKANIT NENTOR 2013 (E FIRMOSUR NGA PAPA, QE E
PRITEM SIKUR COC TE ISHTE)
“KOSOVA ESHTE DJEPI I KISHES ORTODOKSE SERBE, PRANDAJ SHTETI YNE NUK
E NJEH KOSOVEN SI SHTET ME VETE, KOSOVA ESHTE SERBI”
TE SHKOJE NE TE S’EMES VATIKANI ME GJITHE PAPUSHIN.
Abdurrahman (alias Arben), je shumë i cekët.
Historia e shqiptarëve me papatin e Vatikanin nuk mund të zbehet nga dilema “do e njohë apo jo Kosovën?”.
Sepse, duhet të kesh një grimcë nocioni të gjeopolitikës; ku ndërthuren shumë faktorë që e kushtëzojnë një vendim të tillë. Është ndikimi INDIREKT i Vatikanit në njohjen e Kosovës prej ,të paktën, 70 shteteve. Çdo gjë në kohën e vet.
Të ishte për mua personalisht, as që duhet të “lodhet” fare me këtë problem. Simpatia e kosovarëve( në shumicë) është e orientuar ndaj … Turqisë,Arabisë,…(!!!)
Të gjejnë busullën njëherë, pastaj shohim e bëjnë.