Vatikani shpenzime të çmendura dhe party 20 mijë euro

Dita

Skandale të njëpasnjëshme janë duke goditur Vatikanin dhe disa prej drejtuesve më të lartë në kupolën e Kishës Katolike.

Gazetari investigativ Roberto D’Agostino ka dhënë detaje lidhur me një festë të mbajtur në 27 prill 2014. 150 të ftuar, shampanjë dhe luks i shfrenuar. Festa mendohet se ka kushtuar më shumë se 20 mije euro. Gjithccka e organizuar nga Lucio Angel Vallejo, prifti i arrestuar pak ditë më parë pas zbulimit të të ashtuquajturit Vatileaks.

Për të dëshmuar është marrë edhe gazetari i njohur Bruno Vespa i cili ka qenë i pranishëm. Vatikani po përballet me një lumë akuzash ditët e fundit dhe skandalet e njëpasnjëshme që e kanë goditur kanë vënë në një pozitë mjaft të vështirë Papa Francceskun dhe vartësit e tij.

Share This Article
1 Comment
  • Te pakten Vatikani shpenzon per feste dhe jo per vandalizma si zhvarrime civilesh e ndryshim i kombesise se eshtrave te te ndjereve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *