SMS në DITA
Në 0689073730
Përshëndetje DITA. Jemi socialistë që punuam e luftuam kundër së ligës që kishte mbërthyer vendin, por në administratë është ende PD-ja. Erdhën njerëzit tanë nga kurbeti, premtuam ndryshimin derë më derë në çdo shtëpi. Si t’u themi kur pyesin pse qeverisin akoma PD-istët e zotit Sali që e kanë të shkruar në ballë hajdutllëkun? Shikoni ç’bën Bash-Saliu me halimër e ristanër, për “nëpunësit e tyre”. Bërtasin a thua se i kanë fituar dhe jo humbur zgjedhjet. Prandaj, qeveri e dashur, po të bëj një apel: Reformat që po merr sidomos në arsim e shëndetësi nuk bëhen me të njëjtat stafe që kanë dështuar në shërbimin ndaj popullit. K.N.
