Përfundon pa marrëveshje takimi mes kryeministrit kosovar Hashim Thaçi dhe homologut serb, Ivica Daçiç. Raundi i gjatë i takimit që u ndërmjetësua nga baronesha Katherine Ashton ka përfunduar pa asnjë marrëveshje, ndërsa takimi i radhës është ai i datës 20 mars. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit, ka thënë para gazetarëve se nuk është arritur marrëveshja dhe se për Prishtinën është e papranueshme që asociacioni i komunave serbe në veri të ketë kompetenca ekzekutive, ashtu si propozon Beogradi. / Kosovapress
