Vazhdojnë dorëheqjet në Shkodër, ikën edhe drejtori i Hetimit Tatimor

J L

Drejtori i Hetimit Tatimor për zonën e veriut, Agim Shimaj i emëruar në detyrë më pak se 2 muaj më parë nga ministrja Anila Denaj ka dhënë dorëheqjen.

Kjo dorëheqje vjen në vazhdën e dorëheqjeve të drejtorëve në Shkodër, pas kritikave të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e kryesisë të Partisë Socialiste me drejtorët e kryeqendrës së veriut.

Agim Shimaj njihet si një nga anëtarët e PS që në fillimet e saj si dhe anëtar i Asamblesë së Përgjithshme.

Pak kohë më parë Agim Shimaj ka qenë në postin e koordinatorit të Partisë Socialiste në Shkodër.

Ndërkohë edhe drejtori i Spitalit Rajonal të Shkodrës, Ardian Dajti, mësohet se do të japë dorëheqjen. Ai ndodhet në kryeqytet, ku dorëheqjen e tij do t’ia dorëzojë vetë ministres së Shëndetësisë.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • “Nuk duhen ndrruar vetëm kuajt,por duhen parë edhe karrocat”.Edhe “karrocieri” duhet ta zgjedh rrugen,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *