Vazhdojnë protestat në Selanik për marrëveshjen e emrit

Dita

Selaniku është ‘zotëruar’ ditën e sotme nga dy protesta, të cilat janë organizuar ndaj marrëveshjes së emrit të Maqedonisë.

“Lëvizja për mbrojtje kombëtare dhe për Maqedoninë” dhe “Komisioni shkencor për çështje kombëtare” kanë protestuar në sheshin “Sintagma” përpara parlamentit grek në orën 18:00, për të ndaluar “marrëveshjen e tradhtisë”.

Korrespondentja e MIA-S nga Athina ka raportuar se organizatorët kanë lajmëruar për lëvizje qytetare, të cilat janë të njohura tanimë për opinionin.

Dhe në të vërtetë, ashtu ka rezultuar. Organizatorët e protestave janë shprehur përmes videove të publikuara nëpër rrjete sociale se “Greqia nënkupton Maqedoni. Të gjithë grekët, të bashkuar së bashku para parlamentit të Sintagmës, të dielën më 1 korrik në orën 18. Do të jemi aty që ta mbrojmë Greqinë tonë, Maqedoninë, historinë, sovranitetin kombëtar, Kushtetutën dhe demokracinë.”

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *