Vazhdon përplasja midis krerëve të Partisë Demokratike në rreth dhe ish-ministrave.
Kështu, kreu i PD-së në Gjirokastrës, Roland Bejko i konsideron shfaqje teatrale kërkesat e ish-ministrave, të cilët i kërkuan Bashës pak ditë më parë që të merrte masa ndaj tyre.
Bejko thotë se kërkesa për komunikim etik vjen pikërisht nga ata që nuk e kanë pasur një komunikim të tillë të shkuarën.
“Kryetarët e PD-së të degëve meritojnë respekt e mirënjohje, sepse me sakrifica të papara e pa asnjë shpërblim e mbështetje financiare po mundohen të rindërtojnë atë ngrehinë që disa nga ‘spikerët’ e sotëm e shpërbënë me qetësi, dashuri dhe arrogancë për 8 vjet me radhë”, shkruan Bejko në një reagim në rrjetet sociale.
Edhe kreu i PD-së së Vlorës, Moisi Meminaj, mban qëndrim të ashpër, ai kërkon nga deputetët dhe ish-ministrat që të mos bëhen pengesë për ringritjen e degëve të partisë. “Ju lutem na lini të qetë të punojmë për fitoren e 2017-s, ta riformatojmë, ta sjellim sërish PD-së ashtu siç i takon”, shprehet ai.
Meminaj thotë se edhe ish-ministrat duhet të ishin larguar në momentin që Berisha dha dorëheqjen. “Kur iku Sali Berisha dhe dha dorëheqjen, këta të tjerët duhej të ishin bërë shkrumb e hi. Duhej të ishin fshirë. Ne kemi një kryetar të zgjedhur dhe legjitim”, ka deklaruar ai.
Ju lutem ju te Dites,botoni cdo gje,cfare ka thene kjo qenie,po te keni deshire,por ama pa ja nxjerre surrane.
Te lehin si zagar dhe te hane njeritjetrin,sepse kane 25 vjet qe po na nxijne jeten me papergjegjesine e tyre,megjithate kekojne pushtet ne 2017.Kete do ta fitojne kur te shikojne veshin pa pasqyre.