Në pikat e shitjes me pakicë në Tiranë, nafta këtë të premte tregtohej me 199 lekë/litri, së bashku me benzinën.
Trendi po vazhdon edhe pse autoriteti i konkurrencës njoftoi se ka vënë në monitorim tregun e hidrokarbureve, për shkak të rritje së menjëhershme të çmimit, që ngjante i koordinuar.
Kjo është rritja e tetë në pak muaj e karburanteve, me çmimin që është 40% më i lartë në krahasim me pandeminë.
Çmimi i karburanteve po sjell edhe inflacionin në ekonomi, pasi çdo qytetar në mirëmbajtje për makinën po harxhon 13% më shumë se një vit më parë, sipas statistikave.
Shqipëria është një nga vendet që naftën e takson më shumë se çdo vend tjetër në Europë dhe rajon. Në çmimin final të produktit sipas përllogaritjeve rreth 104 lekë janë taksa, duke filluar nga akzica që me ndryshimet e reja indeksohet me inflacionin, më pas vjen markimi, taksa e karbonit, qarkullimit dhe mbi këto, së bashku me fitimin e tregtarit vendoset, TVSH-ja.
Banka e Shqipërisë në raportin e saj për inflacionin është shprehur se rritja e çmimeve ka dalë jashtë parashikimeve dhe pritet të vazhdojë përgjatë gjithë vitit.
Sipas institucionit këto çmime reflektojnë tregun ndërkombëtar, ku kërkesa është e lartë dhe prodhimi i pakët.
o.j/dita

ahahahahahahahahah…autoriteti i konkurences…monitorim…ahahahahahah..trendi…ahahahahahahahah…ore po mos na merrni per te leshte te pakten. Ahhhhh te keqen e Kines qe te var ne litar kur prek interesat e konsumatorit…
Ahaha…
Sheiket e kane cuar fucine $ 90 nga $ 72 qe ishte 6 muaj me pare, dhe $ 60 qe kane qene gjithmone.
Kete muaj benzina eshte rritur 15%.
Filloni shani edhe ata…
Pilafi o Pilo, pilafi sa ka vajtur. Lere naften, he te keqen.Apo do sufllaqe nga Endri Fuga ?!
Ne kete situate keshilla me e shpejte dhe me e mire eshte: perdorni kembet, bicikleta dhe autobuzet per levizjet brenda ne qytete! Mjaft me me makina private per dy-tre qind metra rruge!
Sa ton nafte ne vit nxirret ne Shqiperi dhe sa perfiton Shqiperia?
Opo biznesmenët e karburanteve dhe Edi Rama të mos humbasin nga shtrenjtimi i karburanteve në botë, konsumatorëve , varfanjakëve të Shqipërisë atyre tu rraset ngritja e çmimeve se
ata e kanë treguar që mbajnë ngarkesë dhe nuk kundërshtojnë fare dhe ndihen më mirë sa më tepër t’jua rras Edi Rama dhe biznesmenët patronazhistë të tij, madje thonë
“faleminderit shoku Edi, faleminderit juve biznesmenë që na e futët më thellë duke ngritur edhe më tepër çmimet dhe po patët edhe më,
më thellë të na e rrasni se ne mbajmë dhe
më 6 mars përsëri ne vetëm për ju do votojmë shoku Edi dhe biznesmenët e tu”.
Nashi, po qo nafta që prodhon nëntoka jonë, sikurse thot Kureshtari, e pëson nga ngritja e çmimeve në botë dhe pse gazetarët tanë, analistët e studiove TV nuk organizojnë ndonjë intervistë me pronarin e kompanisë Bankers, Sali Berisha , Ilir Meta, Fatos Nano apo Edi Rama , kushdo qoftë, se s’ ma gjanë që të jenë aq budallenjë sa t’ja falin të huajve veresije që të fitojnë të huajët dhe jo ata nga nafta dhe
të dimë sa ata (jo ne fukarenjtë) kanë fituar nga nafta vetëm nga ngritja e çmimeve në botë, apo
është sekret si sekreti i vaksinave të shokut Edi që nuk u muar vesh se nga erdhën, sa kushtuan dhe ishin vaksina apo ujë i përzjer me krip NaCl me stampë sinovaks apo pfajzer.