Dy ish-presidentë Klinton dhe Obama, ish shefi i Cia-s, ish prokurori i Përgjithshëm, filantropi George Soros, rrjeti i famshëm i lajmeve CNN dhe së fundmi edhe aktori i njohur Robert De Niro, kanë marrë pako bombë.
Të gjithë këta kanë qënë kundërshtarë të presidentit Trump dhe janë etiketuar gjatë fjalimeve të tij të ndryshme.
Presidenti Trump ka mbajtur një fjalim të vakët pa i përmendur personat që u ishin dërguar pakot bombë.
Ky është një akt terrori politik e ka cilësuar kryetari i bashkisë së New York, Cuomo.
Ndërkaq në të gjithë Shtetet e Bashkuara ka nisur një gjueti ndaj njeriut që ka përgatitur dhe dërguar këto bomba.
C.C.

