Vdekja e Parllakut, Meta: Lamtumirë Gjenerali ynë fitimtar!

Edona Llukacaj

Nëpërmjet një mesazhi në rrjetin social Facebook, Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gjeneral Parllakut. Teksa i referohet jetës aspak të zakonshme të Parllakut,  Meta thekson se në 75 vjetorin e çlirimit, ndarja nga jeta e gjeneralit është një humbje për të gjithë ne “që mësuam aq shumë nga vepra e tij, jo vetëm për karakterin e pathyer të njeriut të drejtë, por edhe për luftën, sakrificat sublime dhe kontributet e jashtëzakonshme të popullit tonë gjatë Luftës së II Botërore”.

Mesazhi i Presidentit Meta:

Me pikëllim të madh dhe dhimbje të thellë mora lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Gjeneralit legjendar Rrahman Parllaku, partizanit dhe komandatit fitimtar antifashist, qëndrestarit të pamposhtur të burgjeve komuniste, veteranit me arsye dhe zë të kthjellët në mbështetje të demokratizimit të Shqipërisë.

Në udhëtimin e tij shekullor, Gjeneral Parllaku, jetoi luftën dhe paqen, fuqinë e pushtetit dhe persekutimin e pamëshirshëm, duke sfiduar kohët dhe regjimet, me përkushtim ndaj kombit, trimërinë dhe urtësinë e malësorit, shpirtin e lirisë dhe atdhedashurisë, duke mbetur i pathyer në çdo betejë që zgjodhi dhe iu imponua përgjatë 100 viteve.

Në 75-vjetorin e çlirimit të Atdheut, ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për të gjithë ne, që mësuam aq shumë nga vepra e tij, jo vetëm për karakterin e pathyer të njeriut të drejtë, por edhe për luftën, sakrificat sublime dhe kontributet e jashtëzakonshme të popullit tonë gjatë Luftës së II Botërore.

Duke u shprehur familjes Parllakut, të afërmve, miqve e dashamirësve të tij të shumtë, ngushëllimet më të sinqerta, jam i bindur se emri dhe vepra e tij nuk do të ndahen kurrë prej nesh!

Lamtumirë Gjenerali ynë fitimtar!

e.ll./dita

Share This Article
8 Comments
  • Ku jane te gjithe ata trimat qe rrahin gjoksin si veterane apo familje deshmoresh? Pse nuk thone dy fjale per Rrahman Parllakun apo se ai eshte shembulli i gjalle se cfare maskarenjsh e cfare maskarade solli ne pushtet kokoreci gjirokastrit. A e kuptoni hipokrizine tuaj?

  • Rrespekte te thella.

    I vetmi nga 4 gjeneralet qe luftuan ne Kosove qe I

    trajtoi me dinjitet dhe respekt Shqipetaret.

    Te tjeret ishin kriminela serb, qe dinin shqip.

    Edhe njehere rrespekt te thelle per punen dhe jeten.

  • Ja dhe dy komentues qe u pikelluan per gjeneralin ashtu si pikellohen tere diten e naten per vendin. Rrahman Parllaku ka meritat dhe fajet e tij si shume te tjere, por sot i thuhet vetem i paharruar gjeneral. Pastaj historianet si Celo Hoxha, Tufa, historiani Beqir Meta e te tjere do ta radhisin ne vargun historian te historise se Shqiperise. Po dhe nje gje mos harroni: eshte pjese e kulisave ne demokracine proletare dhe jo pjese e demokracise borgjeze.

  • PO C’A THU O LIKE FLORIRI?

    Gjenerali i Enverit Parllaku:

    ANTIFASHIST QE KALOI JETEN NE BURGJET KOMUNISTE?

    Cfare Antifashizmi karikature bolshevike eshte ky?

  • Intelektual kete komentin ta leje per nje dite tjeter.se sot ne diten e varrimit nuk flitet keq per te.Por ta kame thene se ti nuk din te flasesh mire per asnjeri.Qofte ky edhe babaj yt.

    • Nuk ka folur njeri keq per Parllakun 100 vjecar, rekordmen i Guiness-it, qe si xhelat i Enverit ne fund te karrieres komuniste e kuptoi se kush ishte Kumandari pederast, sadist dhe gjakatar qe i terrhiqte te gjithe gjeneralet e Diktatures prej hunde, por kete te vertete e kuptoi shume me vone se Bedri Spahiu psi i kishte sherbyer Enver Hoxhes dhe Diktatures se tij staliniste per shume vite me radhe, ne dallim nga babai i intelektualit qe u vra dhe u masakrua fare i ri qe ne vitet pas Luftes nga xhelatet e Enverit si Rahman Parllaku me Lukunine e fanatikeve komuniste nga pas vetem sepse donte qe Shqypnia te behej ashtu sic po kerkon te behet sot pas pilafit, gjuhejashte dhe bythenderur, pjese e Botes Demokratike

      prandaj:

      Perqendrohu dhe mos hidh llogje jashte temes se debatit. Pyetja i drejtohet deklarates allogjike te Like Floririt dhe jo Parllakut:

      ANTIFASHIST QE KALOI JETEN NE BURGJET KOMUNISTE?

      qe:

      Tani kur ka mbetur pa partizane te hajnise se tij pushtetare Like Floriri ka hedhur lekuren e enveristit dhe po kerkon te grumbulloje ithtare midis fanatikeve te Enverit, sepse nuk i ka mbetur me shqyptar i ndershem qe t’i besoje me LSI-se se tij mashtruese dhe hajdute

  • Oparaku nga Opari:

    Nuk ka folur njeri keq per Parllakun 100 vjecar, rekordmen i Guiness-it, qe si xhelat i Enverit ne fund te karrieres komuniste e kuptoi se kush ishte Kumandari pederast, sadist dhe gjakatar qe i terrhiqte te gjithe gjeneralet e Diktatures prej hunde, por kete te vertete e kuptoi shume me vone se Bedri Spahiu pasi i kishte sherbyer Enver Hoxhes dhe Diktatures se tij staliniste per shume vite me radhe, ne dallim nga babai i intelektualit qe u vra dhe u masakrua fare i ri qe ne vitet pas Luftes nga xhelatet e Enverit si Rahman Parllaku me Lukunine e fanatikeve komuniste nga pas vetem sepse donte qe Shqypnia te behej ashtu sic po kerkon te behet sot pas pilafit, gjuhejashte dhe bythenderur, pjese e Botes Demokratike

    prandaj:

    Perqendrohu dhe mos hidh llogje jashte temes se debatit. Pyetja i drejtohet deklarates allogjike te Like Floririt dhe jo Parllakut:

    ANTIFASHIST QE KALOI JETEN NE BURGJET KOMUNISTE?

    qe:

    Tani kur ka mbetur pa partizane te hajnise se tij pushtetare Like Floriri ka hedhur lekuren e enveristit dhe po kerkon te grumbulloje ithtare midis fanatikeve te Enverit, sepse nuk i ka mbetur me shqyptar i ndershem qe t’i besoje me LSI-se se tij mashtruese dhe hajdute

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *