Vdekja e 346 personave, Boing pranon se e ka ditur se lloji 737 Max ka pasur probleme

Leda Hysa

Prodhuesi amerikan i aeroplanëve, Boeing, e ka ditur se lloji i tij i avionëve 737 Max ka probleme.

Kompania tha se ka qenë në dijeni për defektet një vit përpara se dy avionë të këtij lloji u përfshinë në aksidente fatale.

Boeing tha se, pa dashje ka bërë një njoftim për alarm opsional, në vend se ta bënte standard. Ky njoftim thuhet se u mundëson pilotëve të dinë se kur dy sensorë të ndryshëm raportojnë të dhëna kontradiktore.

Firma instistoi se një gjë e tillë nuk e ka rrezikuar sigurinë e fluturimit. Të gjithë avionët 737 Max janë hequr nga përdorimi në muajin mars, pasi një i tillë i kompanisë ajrore të Etiopisë është rrëzuar, duke shkaktuar vdekjen e të 157 njerëzve në bord. Pesë muaj më herët, 189 njerëz kanë vdekur nga rrëzimi i një avioni 737 Max në Indonezi.

l.h/ dita

 

Share This Article
1 Comment
  • Aksidentet ajrore si aksidentet e makinave.Pak gja ndryshon ne mes tyre.
    Kur avioni si ky ne fjale arrin kete gjendje don te thote qe e ka nxjerr vete duhet urgjent te zevendesohet me nji te ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *