Vdekja e 35-vjeçares, flet drejtoresha e maternitetit Rubena Moisiu: Jam me oficerët e policisë…

Ornela

 

Pas vdekjes së 35-vjeçares nga Paskuqani dhe foshnjës së saj, ka reaguar drejtoresha e Maternitetit ‘’Koço Gliozheni’’ në kryeqytet,

Rubena Moisiu ka deklaruar shkurt për ‘’News 24’’ se urgjenca nuk ka qenë e mbyllur, pretendim të cilin e hedhin familjarët e të ndjerës.

Të afërmit kanë deklaruar se ajo nuk ka marrë ndihmën e duhur nga mjekët, duke u çuar në spitalet në QSUT dhe në Sanatorium.

‘’Do analizojmë rastin ka qenë e mbyllur apo jo. Çështja po hetohet’’, bëri me dije Moisiu.

E pyetur nëse urgjenca ka qenë e mbyllur, Mosiu mohoi kategorikisht.

‘’Absolutisht jo. Urgjenca rri hapur 24 orë. Ju lutem se jam me oficerët e policisë.’’, përfundoi drejtoresha e maternitetit.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *