Sot dhe nesër ushtria do të kryejë eksperimentin për të gjetur shkakun e vdekjes së 4 rusëve, bashkëshortët Sergei dhe Natali Burenkova, vajza e tyre Ekaterina dhe dhëndëri Nikita Belusov, të cilët u gjetën pa shenja jete në pishinën e hotelit Gloria Palacë.
Grupi hetimor pritet të zhvillojë një eksperimet në ambientet e pishinës ku ekspertët e laboratorit ushtarak do të përcaktojnë nëse ka pasur elementë të jashtëm biologjikë apo armë kimike që mund të kenë shkaktuar edhe vdekjen.
Shkak për vdekjen është bërë asfiksia, por ende nuk dihet se kush mund ta ketë shkaktuar.
Një nga pistat kryesore të hetimet mbetet asfiksia nga klori, por ende nuk është përcaktuar me saktësi dhe në mënyrë shkencore ky rezultat.
Një tjetër dyshim i hetuesve mbete edhe mosfunksionimi i ventilimit të ambientit të pishinës, duke sjellë më pas asfiksinë e katër rusëve.
Nga ana tjetër Prokuroria e Kavajës ka regjistruar hetimet për vrasje në rrethana cilësuese ndërsa hetime po zhvillohen edhe në shtetin Rus ku është kryer autopsia pas mbërritjes atje të trupave të viktimave.
Prokuroria e Kavajës ka regjistruar hetimet për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuese, teksa ka administruar disa dëshmi dhe prova material. Edhe ambasada ruse në Shqipëri po ndjek me interes të madh hetimet e autoriteteve mbi vdekje e turistëve rusë.
o.j/dita

Nuk mung te jete klori,ne ambient te mbylur klori bie er te djegin syte dhe nuk te lejon te rishne at ambient.Kam 15vjet qe punoj me pishina
Ne se eshte krim ,kush ka interes vdekjen e tyre?provat jane kot.Shume ruse po vdesin jashte rusise,edhe te mbytur ne det.
Po te ishte vdekje aksidentale si klori apo asfiksimi pozicioni i trupave do te ishte jo ashtu sic u gjeten.Dikush do te kishte tentuar te dilte nga ambienti helmues shenje qe do tregonte nje perpjekje.per shpetim .Mbeten dy variante ate te nje vetvrasje apo vrasje perfekte me kimikate qe perdorin ushtarake apo agjente shteterore.