Pas marrjes së lajmit për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Fatos Arapi, ka reaguar me një ngushëllim të tijin edhe shkrimtari Ismail Kadare. Ai shprehet:
Pas ikjes së Dritero Agollit letërsia shqipe i ka gjithmonë e me të vështira humbjet e tjera, të dhimbshme si kjo e Fatos Arapit.
Shkrimtar i rëndësishëm, me një jetë dhe krijimtari dramatike të shtrirë në dy epoka, Fatos Arapi, mik dhe koleg i dashur, u bë pjesë e pandarë e kalendarit letrar shqiptar të shekujve XX e XXI.
Dëshmia e tij artistike do te jetë e veçante dhe e çmuar në kronikën e gjatë të letërsisë shqipe.
Ismail Kadare
Tiranë, 11.10.2018
v.l/ Dita

Fatos Arapi ka vepren qe flet.
Ajo e vecante qe e ka vetem Fatos Arapi dhe nuk e ka populli shqiptar,doemos edhe shkrimtaret shqiptare:
FATOS ARAPI NUK KERKOI KURRE TE JETE NE QENDER TE VEMENDJES.
FATOS ARAPI NUK PRODHOI LAJM.
FATOS ARAPI NUK JU LEPI TE MEDHEJVE TE PERKOHSHEM,
SEPSE FATOS ARAPI ESHTE I PERJETSHEM.
Fatosi ishte krijues e intelektual i madh i kohes dhe mbetet po aq i rendesishem per kohera e lexues-bereze shqiptare qe vijne.Ngushllime familjarve dhe farefisit si dhe lexuesve te gjitha niveleve dhe mjediseve.
Pushofte ne paqe. Shyqyr që e kemi Kadarenë akoma gjallë.
Ka edhe një lajm të mirë. Në spanjisht është botuar një vepër studimore mbi Kadarenë nga doktori i letërsisë dhe eksperti i veprës kadareane, Jose Carlos Rodrigo Breto. Ky botim për çudi është kaluar në heshtje nga mediat shqiptare. Nuk është gjë e vogël që një i huaj ta bëjë punimin e doktoratës mbi Kadarenë dhe më pas t’ia kushtojë një libër studimor.
https://www.zendalibros.com/la-gran-mentira-del-comunismo-albanes/
Pushoftë në paqe. Shyqyr që e kemi Ismail Kadarenë akoma gjallë.
Ka edhe një lajm të mirë. Në spanjisht është botuar një vepër studimore mbi Kadarenë nga doktori i letërsisë dhe eksperti i veprës kadareane, Jose Carlos Rodrigo Breto. Ky botim për çudi është kaluar në heshtje nga mediat shqiptare. Nuk është gjë e vogël që një i huaj ta bëjë punimin e doktoratës mbi Kadarenë dhe më pas t’ia kushtojë një libër studimor.
https://www.zendalibros.com/la-gran-mentira-del-comunismo-albanes/
o tregohuni naziskine, ashtu si jeni ne te vertete, o hiqni dore, nga “figurat e medhaja” te realizmit socialist .
cfar arti mbroni sot ???
kur te mos dal ne ekran (tv; si mjeti me publik komunikues) jeta e njeriut te vertete (ai i punes) per cfar arti dhe komunikimi behet fjale ?
vetem shale femrash, “debate” llapaqenesh dhe …si te gatuajme . ky i fundit zbut cdo tematike te rendesishme, te shoqerise .
ne kohen kur jeta e njeriut te thjeshte e te vertete eshte shendrruar ne tabele qitje, per plumbat, qe vijne nga banditet e pasur, te lire dhe te ..cmendur ….