Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Vdekja e arbitrit Pjetrushi, shtyhen ndeshjet e Superligës
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Vdekja e arbitrit Pjetrushi, shtyhen ndeshjet e Superligës
Sport

Vdekja e arbitrit Pjetrushi, shtyhen ndeshjet e Superligës

redaktor
Published November 11, 2012
Share
SHARE

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në aksin rrugor Gjirokastër- Dervician. Nga përplasja e dy automjeteve kanë humbur jetën 2 persona, ndërsa janë plagosur 5 të tjerë.

Viktima janë shtetasit Rigers Pjetrushi, 32 vjeç nga Lezha dhe Ilirjan Xhemali të cilët kanë humbur jetën në spital.

32-vjeçari Pjetrushi po kthehej nga Gjirokastra ku kishte marrë pjesë si gjyqtar i katërt në drejtimin e takimit të vlefshëm për Superligën, Luftëtari-Kastrioti. Ai ndodhej në të njëjtin mjet me Ridigert Hoxhajn, Edvin Hoxha dhe Klodian Varku, që të tre gjyqtarë të futbollit shqiptar.

Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga aksidenti tragjik, por sipas burimeve spitalore, asnjëri prej tyre nuk rrezikon jetën, ndërsa si pasojë e ngjarjes së rëndë, Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi shtyrjen e tre takimeve të javës së dhjetë të Superligës që ishin parashikuar për sot.

Kështu, Laçi-Tomorri, Kukësi-Besa dhe Skënderbeu-Flamurtari shtyhen për ditën e mërkurë në respektim të gjyqtarit që humbi jetën tragjikisht.

redaktor November 11, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?